1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ulet interesi orientues në SHBA

1 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/Bzv6

Banka emetuese e SHBA për herë të dytë brenda gjashtë muajsh ka ulur interesin orientues. Banka qendrore e uli interesin bazë me 25 pikë në kuotën 4,50%. Mbrojtësit e monedhës këtë vendim e argumentuan, se kriza në tregun e pasurive të patundshme në SHBA nuk duhet të prekë fusha të tjera të ekonomisë. Eshtë e nevojshme që të nxitet një rritje e moderuar ekonomike. Përveç kësaj duhet të zbehet presioni ndaj tregjeve të financave. Pas uljes së interesit orientues në SHBA kursi i euros u rrit në një shifër tjetër rekord duke shënuar 1.45 dollarë. Edhe çmimi i naftës u luhat, një barrelë naftë bruto në mbyllje të bursës në Nju Jork u tregtua me 94,53 dollarë.