Udhëtim pa kufij në Evropë- 10 vjet pas futjes në fuqi të marrëveshjes së Shengenit | Evropa | DW | 23.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Udhëtim pa kufij në Evropë- 10 vjet pas futjes në fuqi të marrëveshjes së Shengenit

Kanë kaluar 2 vjet prej atëherë kur Franca, Gjermania dhe shtetet e Beneluksit nënshkruan në fshatin kufitar Shengen një marrëveshje e cila ka hyrë në histori me emrin marëveshja e Shengenit. Ajo do të mundësonte udhëtimin pa kontrollin e zakonshëm në kufi. Para 10 vjetësh në 26 mars 1995 vërtet u bë realitet kalimi i kufirit për personat pa kontroll. Ndërkohë këtë marrëveshje e kanë nënshkruar 23 shtete nga 25 vende anëtare të Bashkimit evropian. Të dhjetë të pranuarit e rinj në BE para një viti, synojnë t'a ndjekin atë sa më shpejt të jetë e mundur. Atëherë nga Portugalia deri në Estoni nuk do të kishte nevojë të tregohej pashaporta. Shengen veçse do të thotë edhe kontrolle më të forta n

Pamje nga hyrja në qytetin e Shengenit në Luksemburg, pikërisht në ditën kur u nënshkrua marrëveshja e njohur Shengen

Pamje nga hyrja në qytetin e Shengenit në Luksemburg, pikërisht në ditën kur u nënshkrua marrëveshja e njohur "Shengen"

ë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe më shumë bashkëpunim të policive të shteteve nënshkruese

Në vaporin "Princesha Marie Astrid" i ankoruar në Mosel, lumi kufitar mes Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës u nënshkrua marrëveshja historike e Shengenit. Ministri i atëhershëm hollandez i shtetit, Vim van Ekelen u vlerësoi heqjen e kufijve si një hap të rëndësishëm historik: "Tanimë ja dolëm mbanë që t'i heqim tërësisht kufijtë".
Evropianë të rinj në Bruksel, pak të më mëdhenj në moshë se marrëveshja e Shengenit, mezi sa e kujtojnë kohën e kontrollit të pashaportave dhe valixheve në kontrollin e doganave në kufij. Një i ri nga Brukseli thotë:
"Më parë kemi shkuar në pushime me makinë, atëherë duhet të prisje me orë të tëra në kufi, megjithëse kontrolli vetë zgjaste shumë pak, vetëm pesë minuta. Por në radhë duhet të rrijë dy orë. Kjo ishte e bezdisshme."

Qytetarët evropianë duhet të tregojnë pashaportat e tyre vetëm në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian. Britania e Madhe dhe Irlanda për shkak të pozicinit të tyre ishullor nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen e Shengenit. Nga ana tjetër Norvegjia dhe Islanda megjithëse nuk janë anëtare të BE-së janë pjesëmarrëse në klubin Shengen. Edhe Zvicra parashikon të futet aty.

Vit për vit janë më mijëra turistë ata që shkojnë të vizitojnë monumentin historik të Shengenit. Prej këtij muaji aty është hapur edhe një qendër informative. Kryetari i komunës, Roger Weber, gëzohet për faktin, se komuna e tij tanimë është e njohur në të gjithë botën: "Ne jemi vërtet krenarë, që marrveshja e Shengenit u nënshkrua pikërisht tek ne. Kjo ishte më shumë rastësi, por ne jemi të kënaqur që kjo u bë në Shengen."

Para se të nënshkruhej marrëveshja mes pesë shteteve inisiatore, Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Hollandës dhe Luksemburgut u kërkua një vend kufitar. Në atë kohë Luksemburgu kishte presidencën e radhës, dhe zgjedhja u bë për lumin kufitar, Mosel. Para njëzet vjetësh miratimi i heqjes së kontrollit në kufij u konsiderua si një eksperiment jashtë marrëveshjeve të zakonshme brenda Bashkimit Evropian.

Ndërkohë Shengeni është kthyer në bërthamën e identitetit evropian. Edhe shtetet anëtare nga Evropa lindore janë shprehur për heqjen e kufijve të tyre të brendshëm. Ndërkohë Bashkimi evropian ka premtuar se do të ofrojë ndihmë për sigurimin e kufijve të tyre të jashtëm. Nëntë shtetet e tjera anëtare janë të lidhura me rrjetin e përgjithshëm kompjuterik, përmes të cilit shkëmbehen të dhënat për personat e kërkuar, si shprehet edhe Volker Amler nga presidiumi i mbrojtjes së kufijve në Frankfurt: "Kompjuteri qendror përmban të dhëna mbi kriminelët e kërkuar, kuadrin ligjor
të huaj mbi ndjekjen e kriminelëve, ekstradimet apo ndalimin e hyrjes në një shtet të caktuar. Natyrisht aty janë edhe të dhëna mbi kërkime për objekte të humbura, si makina të vjedhura, dokumenta apo para të fallsifikuara."

Aktualisht Bashkimi evropian është duke instaluar "Sistemin nr.2 të Informacionit të Shengenit", i cili do të përmbajë akoma më shumë të dhëna, dhe që do t'i përshtatet për nga kapaciteti, zgjerimit të Bashkimit evropian. Prej vitit 2006 policitë dhe shërbimet sekrete do të kenë mundësi të informohen në këtë sistem të përbashkët të të dhënave. Megjithëse heqja e kufijve ka pasur edhe pasoja negative, si shprehet edhe një diplomat në BE, që ajo ju ka dhënë më shumë liri lëvizjeje kriminelëve, sërish zona e Shengenit entuziazmon shumë vetë që munden të udhëtojnë të lirë. Një turist amerikan që ka udhëtuar në disa shtete të zonës Shengen, thërret: "Unë e dua Shengenin, është i mrekullueshëm, fantastik".

  • Data 23.03.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEw
  • Data 23.03.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEw