U nënëshkrua kushtetuta e parë e përbashkët europiane | Evropa | DW | 30.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

U nënëshkrua kushtetuta e parë e përbashkët europiane

Shefat dhe kryetarët e Bashkimit Evropian nënshkruan dje në kryeqytetin italian kushtetutën e parë të përbashkët evropiane. Përpilimi i kësaj kushtetute zgjati shumë kohë dhe përfundoi në qershor të këtij viti. Nëpërmjet kësaj kushtetute do të krijohet ndër te tjera edhe posti i një ministri të jashtëm evropian. Kjo kushtetutë përmban gjithashtu një listë me të drejtat e njeriut.

Për një vit rrjesht qytetarët e bashkimit europian mund të lexojnë në gjuhën e tyre atë që është e shkruar në rreth 350 faqe dhe që quhet "Marrëveshja për kushtetutën e Europës".Në themel të saj si më e rëndësihme qëndron fakti që kushtetuta duhet të jetë për të gjithë qytetarët e lexueshme dhe e kuptueshme dhe jo vetëm për juristët. Afërsia tek qytetarët është e rëndësishme mendon ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher:
"Kushtetuta europiane, kushtetuta jone është një projekt njëqindvjeçar.Ajo duhet t'i bëjë të qartë qytetarëve dhe qytetareve avantazhet e Europës, besimin që ato duhet të kenë ndaj Bashkimit europian dhe se sa i aftë është të veprojë BE-ja si brënda dhe jashtë, tha Fisher. Në preamblën e Kushtetutës për herë të parë shkruhen bazat ideore të Bashkimit europian. Këto janë vlerat humanitare si barazia, liria dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, , veç kësaj edhe demokracia dhe përpjekjet për paqe, drejtësi dhe solidaritet.Kushtetuta në të vërtëtë fillon me qëllimin e Bashkimit europian dhe të drejtat e qytetarëve të Bashkimit europian. Kush shkon përshembull në nje vend tjetër të bashkimit europian ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet për parlamentin europian si dhe në zgjedhjet komunale dhe nëse të paktën një milion qytetarë të BE-së nënshkruajnë,ata mund të shtrojnë kërkesën për një ligj në BE.

Afërsia me qytetarët do të demostrohet po ashtu edhe në Karten për të drejtat themelore të BE-së.Ato i referohen shumë fuqishëm deklaratës së Kombeve të bashkuara për të drejtat e njeriut duke vazhduar edhe më tej në disa pika.Kështu këtu përshembull bëhet fjalë për të drejtën mbi lejimin e një zyre ndërmjetësuese për punë ose të drejtën për një administrim të mirë.
Pjesa më e madhe e faqeve në kushtetutë ka në fokus gjithçka që bën fjalë për Bashkimin europian. Në detaje janë të gjitha fushat përkatëse të politikës së BE-së duke filluar me tregun e brëndshëm rreth politikës monetare dhe asaj ekonomike deri në politikën e përbashkët të brëndëshme dhe të jashtëme të BE-së.Po ashtu në kushtëtutë bëhet e qartë se si funksionon parlamenti, këshilli, komisioni dhe organet e tjera të BE-së.

Po aq e kontestueshme mbetet çështja se çfarë ka në dorë BE-ja në Bruksel për të vendosur dhe çfarë kanë vendet anëtare.Sipas të drejtës për konkurrencë si dhe për politikën monetare dhe tregëtare BE-ja ka përshembull sovranitet. Por shumë prej tyre edhe më tej qëndrojnë në duart e kombëtarëve.Para së gjithash në politikën e jashtëme dhe të sigurisë.Kjo ka të bëjë edhe që së shpejti një ministër i jashtëm europian do të emërohet,por cilin pozicion ky minsitër i jashtëm do të përfaqësojë dhe a duhet ndërkohë edhe një presdient i BE-së.Këshilli do të zgjedhë atë për dy vjet e gjysëm dhe zevëndëson presidencën e këshillit të deritanishëm .Kushtetuta do të hyjë në fuqi brenda dy viteve të ardhëshme, por më parë ajo duhet pranuar nga të gjitha vendet anëtare të BE.
Oda e gëzimit nga Ludvig van Beethoven do të jetë edhe hymni zyrtar i Bashkimit europian ,ndërsa flamuri zyrtar do të jetë blu i errët me një rreth me yje ngjyrë ari. 9 Maji do të jetë dita zyrtare festive europiane.

  • Data 30.10.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFy
  • Data 30.10.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFy