Trauma e qytetit rus beslan | Bota | DW | 30.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trauma e qytetit rus beslan

Më shumë se 330 vetë humbën jetën në tragjedinë e Beslanit, ndër ta 186 fëmijë. Një vit pas tragjedisë ka akoma shumë çështje të hapura

Beslani mban zi

Beslani mban zi

Rrënojat e shkollës së dikurshme të Beslanit janë kthyer në vend pelegrinazhi. Banka dhe tavolina të shkatërruara, mure të sterrosur, tavan të rrëzuar. Të gjitha i sheh akoma edhe sot. Ashtu si para një viti, kur qyteti i Beslanit u trondit nga pengmarrja, një nga më dramatiket në qytetin e vogël. Beslani- ishte dhunë e mirëfilltë, më e ashpra, e ushtruar nga terroristët.

Para ndërtesës së shkatërruar tanimë janë vendosur trupat e sigurisë. Gjithandej sheh lulet, shishe me ujë, në kujtim të pengjeve, që për ditë me radhë vuajtën nga etja. Dy shkolla të reja janë ndërtuar tanimë, madje edhe qendra mjekësore dhe psikologjike.

Emri Beslan është kthyer në sinonim të traumës, me të cilën njerëzit do të vazhdojnë të jetojnë edhe në të ardhmen. Çdo familje në qytet ka viktima në gjirin e saj. Nënat qajnë përditë në varrezat e të vrarëve. Baballarët betohen përditë se do të marrin hak.
Por ky qytet është kthyer edhe në simbol për një dështim skandaloz të aparatit rus të sigurisë dhe politikës së Kremlinit. Për të afërmit ende sot nuk kanë marrë përgjigje pyetjet: Pse duhet të vdisnin kaq shumë fëmijë? Kush e dha urdhërin për ndërhyrjen e forcave të sigurisë, gjë që shkaktoi kaq shumë të vdekur dhe të plagosur? Kush ishin terroristët? Kush i ndihmonte ata jashtë shkollës?

Lënia pas dore, kaosi dhe mungesa e kompetencës kanë penguar rikonstruktimin e ngjarjeve, prova të rëndësishme janë zhdukur, ose janë zbuluar shumë vonë nga populli. Hetimet janë të veçuara, komisioni i posaçëm i krijuar në Moskë nuk ka sjellë akoma asnjë rezultat, nuk ka nxjerë përgjegjësit, dhe nuk ka treguar se ku ishin defiçitet.

Shumë ankesa drejtohen ndaj politikës së informacionit të autoriteteve ruse, policisë dhe prokurorisë. Madje edhe nga ana e drejtësisë nuk janë sqaruar të gjitha pikat. Në Vladikavkas ka dalë para gjyqit, Nurpashi Kulajev, i vetmi që ka mbijetuar komandon e terrorit. Por edhe ky fakt nuk e ka çuar çështjen përpara. Kuljavi vetë përpiqet t'i largohet përgjegjësisë. Procesi zhvillohet ngadalë.

Ndërsa pasojat politike të dramës së Beslanit janë mjaft të rënda: Presidenti rus, Vladimir Putin mori shkas nga këto ngjarje të kryente një reformë të dyshimtë politike. Argumenti i tij për zgjerimin e pushtetit ishte, ruajtja e unitetit të vendit dhe mbrojtja e njerëzve nga terroristët. Por kjo lloj politike nuk ka treguar ndonjë sukses, përkundrazi: Në luftën kundër terrorizmit shteti rus deri më tani ka dështuar. Ushtria nuk e ka kapur deri më sot, Shamil Basajevin, që vlerësohet si personi përgjegjës për Beslanin dhe sipas burimeve jeton diku në Çeçeni. Madje para pak kohësh Basajevi ka kumtuar, se do të ketë pengmarrje të tjera sipas modelit të Beslanit.

Njerëzit ju mbetet të vazhdojnë të jetojnë me kujtimet e tyre. Dita e gëzuar e fillimit të vitit të ri shkollor, 1 shtatori, e njohur edhe si "Dita e diturisë" nuk është më ajo ishte më parë. Qyteti i Beslanit akoma mban zi.

  • Data 30.08.2005
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOD
  • Data 30.08.2005
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOD
Reklamë