Tragjedi e shkaktuar nga keqkuptimi!
4 Janar 2006Shpërthimi i gazit në një minierë në Virxhinian Perëndimore deri tani u ka shkaktuar vdekjen 12 vetëve. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimit.
Në mesnatë njerëzit shpresonin ende për shpëtimin e atyre që ndodheshin në minierë. Ja se si e përshkruan situatën një i afërm i viktimës, përpara se të kishte marrë lajmin e hidhur: "Mendoj se kemi një fund të mrekullueshëm. Falë Zotit."
Por tri orë më vonë të afërmit dhe miqtë e viktimave u ftuan në një kishë të vogël afër minierës. Në këtë çast një grua që vinte me nxitim duke iu marrë fryma u tregoi reportëve: "Vetëm një i mbijetuar ka mundur të dalë. Brenda në kishë janë guvernatori dhe bosi i madh i shoqërisë së minierës, ata janë duke kërkuar falje. Nuk e kuptoj si u dha ky lajm i gabuar. Vetëm njëri që ka dalë i gjallë, tani po trajtohet në spital."
11 të vdekur, ndër ta edhe një burrë, që u gjet i vdekur mbrëmjen e mëparshme. Kjo fatkeqësi ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimit, siç përshkruan një grua: "Ne nuk dinim asgjë. Na thanë se do të na informojnë, por nuk erdhën. Më në fund erdhi zoti Hatfield, menazheri i shoqërisë së minierës. Ai tha, se të gjithë jetojnë. Por tri orë më vonë u kthye dhe na tha se të gjithë kanë vdekur. Ne duam të dimë përse dhe si duhej t´u ndodhte një gjë e tillë njerëzve tanë."
Ben Hatfield është menaxher i shoqërisë "International Coal Group" shprehet: "Ajo që ka ndodhur është, se nëpërmjet pështjellimit të sinjalit të telefonatave me celularë, në qendrën e komandës mbërriti një informacion i gabur për ekipin e emergjencës, që u dëgjua nga njerëz të ndryshëm. Ne nuk u pozicionuam me asnjë deklaratë, por ky informacion u dha si deklaratë dhe u përhap si rrufeja prej qendrës së komandimit. Ky ishte për fat të keq një informacion i gabuar."
Ende është e paqartë se sa kanë pritur 12 viktimat pas shpërthimit në minierë, sa kohë kanë mbijetuar dhe si kanë vdekur. Miniera e qymyrit në Vixhinian perëndimore është paralajmëruar në muajt e fundit prej entit mbikqyrës të minierave për mangësi.