Tour de France: Paulinho fiton etapën e dhjetë
15 Korrik 2010Reklamë
Sergio Paulinho fitoi etapën e dhjetë të Tour de France. Ai fitoi pas 179 kilometra nga Chambéry në Gap në sprint kundër bjellorusit Vasil Kirjienka. Fanellën e verdhë të kryesuesit vazhdon ta mbajë luksemburgasi Andy Schleck. Luksemburgasi ka 41 sekonda më pak se fituesi i vitit të kaluar Alberto Contador, nga Spanja.
Francezi Sandy Casar fitoi pardje etapën e fundit të vështirë alpine të Tour de France. Ai arriti i pari objektivin, në distancën nga Morzine-Avoriaz në St. Jean de Maurienne.