1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Konferencë rajonale për të këmbyer përvojat në luftën kundër korrupsionit

Ani Ruci3 Prill 2007

Shkembim pervojash dhe mesimesh, qe vendet e rajonit kane fituar nga lufta kunder nje armiku te perbashket: korrupsionit. Ky eshte qellimi i konferences rajonale qe nisi sot ne Tirane, me inisiativen e OSBE dhe te Sekretariatit Rajonal te Paktit te Stabilitetit.

https://p.dw.com/p/ArWu
Zyra e OSBE-së në Tiranë
Zyra e OSBE-së në TiranëFotografi: DW / Aida Cama

Ndarja e sukseseve dhe deshtimeve ne nivel rajonal nuk do te behet ne pergjithesi por duke patur si sistem referimi Konventen e Kombeve te Bashkuara kunder fenomenit ne fjale.

Ambasdadori i pranise se OSBE ne Shqiperi, Pavel Vacek duke vleresuar inisiativen per mbajtjen e kesaj konference ne Tirane tha se ajo „ perben nje hap pozitiv ne perpjekjet e rajopnit, qe te perfaqesuara nga eksperte do te shkembejne
strategjite te luftes kunde korrupsionit, qe jane te mbeshtetura ne instrumenta te rendesishem nderkombetare si eshte Konventa e Kombeve te Bashkuara.“

Sipas tij qellimi i konferences eshte forcimi i bashkepunimit per ta zbatuar ate dhe si pasoje per nje lufte me te sukseshme se deri me sot kunder korrupsionit.“
Perfaqesuesit e vendeve te rajonit paraqiten te marten ne Tirane nje raport mbi masat legjislative dhe institucionale ne per te bere te mundur parandalimin e korrupsioni ne zbatim te konventes se Kombeve te Bashkura kunder korruspionit
Sorin Sterie, perfaqeues i Inisiatives kunder Korrupsionit te Paktit te Stabilitetit Sorin Sterie tha se „ kishte bindje qe konferenca rajonale ne Tirane eshte nje hap tjeter ne shtegun e duhur, te hapur qe ne vitin 2003, me miratimin e Konventes.

Ne themel te saj eshte vendosmeria per ta luftuar korrupsionin ne menyre shume pragmatike. Te gjitha vendet e rajonit dhe vecanerisht Shqiperia, tha Sorin Sterie, kane provuar se korrupsioni eshte nje lufte, betejat e te ciles mund te fitohen.“
Zv. kryeministri i sapoemeruar i Shqiperise Gazmedn Oketa e cilesoi bashkepunimin rajonal ne luften kunder korrupsionit njer perpjekjke te perbashket te ndricuar nga e ardhmja e perbashket europiane e Europes Juglindore.

Konferenca rajonale e shkembimit te pervojave ne luften kunder korrusionit do te perfundoje te merkuren me nje rezolute te perbashket.

Konventa e Kombeve te Bashkuara kunder korrupsionit u miratua ne vitin 2003 dhe hyri ne fuqi pas dy vitesh. Me teper se 140 vende te botes e kane nenshkruar ate. Por vetem Parlamentet e 88 vendeve mes te cilave edhe ai i Shqiperise e kane
ratifikuar kete Konvente.