Temperatura të jashtëzakonshme në Rusi | Bota | DW | 21.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Temperatura të jashtëzakonshme në Rusi

Nafta ngrin, banesat me sisteme difektoze ngrohëse ngjajnë si frigoriferë: Rusia vuan këto ditë një ndër dimret më të ftohtë të 20 viteve të fundit. Vetëm në Moskë vdiqën gjatë natës të së premtes 7 njerëz. Në të gjithë Rusinë vdiqën gjatë fundjavës mbi 25 njerëz.

default

Eshtë aq ftohtë sa duhet shumë kurajo për të mos i humbur shpresat. Temperatura në Moskë është vetëm 2 gradë më ngrohtë se në Antarktis. Njerëzit në Rusi kanë filluar të bëjnë shaka, duke krahasuar temperaturat e ulta në vend me kursin e këmbimit të valutës. Kështu temperatura është më e lartë se kursi i dollarit, por më e ulët se kursi i euros.

Por kjo është anektoda e vetme që mund t´i lejojnë vetes njerëzit në Rusi këto ditë. Metereologu Aleksej Ljachov tregon se klima do të mbetet e ashpër:

"Gjatë fundjavës ra dëborë. Të shtunën temperatura arriti deri në 28 gradë minus. Le të shpresojmë që në fillim të javës së ardhshme klima do të zbutet disi."


Njerëzit në Rusi janë të zemëruar mbi situatën e vështirë në vend. Në qytetin e vogël Chimki, ndërpritet shpesh furnizimi me energji elektrike.

"Nuk kemi drita. Nganjëherë me orë të tëra. Nuk lamë zyrë pa marrë në telefon" - tregon një banor.

Zyrat përkatëse dërgojnë elektricistët:

"Ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Në shumë banesa temperatura nuk
është më e lartë se 10 gradë."

Nevoja i ka bërë kreativë 4000 banorët e një lagjeje në veri të Moskës. Por ky kreativitet ka pasoja vdekjeprurëse, shpjegon një banor:

"E para gjë që bëj kur kthehem nga puna është ngrohja e banesës me gaz."

Ata ngrohen me furrat e sobës. Por ky variant është tepër i rrezikshëm. Vetëm në Sibiri kanë vdekur deri tani nga shpërthimi i banesave në erë për shkak të gazit mbi 20 njerëz.


  • Data 21.01.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMc
  • Data 21.01.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMc
Reklamë