Temat: Programi elektoral i Unionit kristiandemokrat-kristiansocial në Gjermani - Pranimi i Kushtetutës europiane nga luksemburgasit - 10-vjetori i masakrës së Srebrenicës | Studimi në Gjermani | DW | 17.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat: Programi elektoral i Unionit kristiandemokrat-kristiansocial në Gjermani - Pranimi i Kushtetutës europiane nga luksemburgasit - 10-vjetori i masakrës së Srebrenicës

Nga skena gjermane shtypi ndërkombëtar i javës që lëmë pas trajton me prioritet programin e përbashkët elektoral të partive kristiandemokrate dhe kristiansociale në opozitë. Edhe vota e luksemburgasve pro kushtetutës europiane dhe 10-vjetori i masakrës së Srebrenicës kanë gjetur vend në artikujt e gazetave ndërkombëtare.

Kryetarët e Partisë Kristiandemokrate (CDU) dhe Kristiansociale (CSU) Angela Merkel dhe Edmund Stoiber prezantojnë së bashku projektin e programit elektoral

Kryetarët e Partisë Kristiandemokrate (CDU) dhe Kristiansociale (CSU) Angela Merkel dhe Edmund Stoiber prezantojnë së bashku projektin e programit elektoral

Mbi programin e përbashkët elektoral të kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në muajin shtator gazeta "Neue Zürcher Zeitung" shkruan:
"Vërtet programi 'qeverisës' i Unionit kristiandemokrat-kristiansocial mban titullin 'të shfrytëzojmë shanset e Gjermanisë' por unioni po bën të kundërtën. Ai po e çon dëm mundësinë për t'u profilizuar. Dikur kishte shpresa se kryetarja e Partisë Kristiandemokrate Angela Merkel si kancelare e mundshme do të luante në Gjermani në një farë mënyre rolin e Margaret Thatcher. Por tani po dëshmohet se nuk ka thuajse asnjë ngjashmëri mes tyre. Merkel e zënë vazhdimisht me ruajtjen e pushtetit të saj në parti ka vendosur të mos ofrojë alternativa ndaj socialdemokracisë" - komenton "Neue Zürcher Zeitung".

Edhe gazeta "Basler Zeitung" e konsideron programin elektoral të Unionit një mundësi të humbur. Në të lexojmë:
"Nëse Unioni kristiandemokrat-kristiansocial do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjerma,ni atëherë ai do të gëzonte pushtetin më të madh që ka patur ndonjëherë ndonjë parti përpara tij pasi ka edhe shumicën në dhomën e lartë të parlamentit, Bundesrat. Ai do të ishte kështu në gjendje të vinte në jetë pa probleme një program të fortë. Por pushteti nuk ndodhet i gjithi në duart e Angela Merkelit. Përfaqësuesit e landeve në gjirin e Unionit duan gjithashtu të ruajnë pushtetin dhe të rizgjidhen vitin e ardhshëm në zgjedhjet për parlamentet e landeve. Mesa duket as Unioni nuk guxon të bëjë hapin e madh. Pra nuk është një alternativë e vërtetë ndaj kampit kuq e gjelbër."

Për gazetën britanike "The Times" programi është tepër i përmbajtur:
"Angela Merkel nuk është një Margaret Thatcher. Nëse ajo vërtet do të bëhet kancelarja e parë gjermane, prej saj mund të priten e shumta reforma të kujdesshme por jo zgjidhje e problemeve gjermane me rrënjë të thella. Nëse Toni Bler mendon se kryetarja aktuale e opozitës në Gjermani do ta ndihmojë në reformën e Bashkimit Europian bazohet vetëm në dëshirën e tij" shkruan "The Times".

Votën pozitive të luksemburgasve për Kushtetutën e Bashkimit Europian e komenton gazeta "Berner Zeitung":
"'Po'-ja e popullit të Luksemburgut për Kushtetun europiane tregon se çfarë mund të arrijë një kryetar qeverie kur është i besueshëm: kryeministri Jean-Claude Juncker ia doli mbanë të ndërpriste tendencën negative të kundërshtimit të Kushtetutës të filluar nga francezët e vazhduar nga hollandezët. Fakti që këtë e arriti me kërcënimin e dorëheqjes është një gabim i falshëm estetik: Europa ka nevojë për politikanë që populli i do" - komenton "Berner Zeitung".

Gazeta italiane "La Republica" është më kritike në komentin e saj. Citojmë:
"Rezultati në Luksemburg është vërtet i rëndësishëm pasi një 'Jo' e tretë pas asaj të francezëve dhe hollandezëve do të nënkuptonte vërtet fundin për projekt-kushtetutën e BE-së vlera e së cilës ka rënë ndjeshëm. Nëse do të kish ndodhur e kundërta do të kishim të bënim me refuzimin e trenga gjithsej gjashtë shtetet themeluese të Bashkësisë Europiane dhe nuk do të kish më shpëtim. Një 'Jo' luksemburgase do t'i kish dhënë kushtetutës goditjen vdekjeprurëse por edhe vetëm 'Po'-ja e tyre nuk e ka ringjallur përfundimisht" - shkruan "La Republica".

Në përfundim edhe një vështrim mbi përkujtimin e 10-vjetorit të masakrës së Srebrenicës përpara syve të helmetave blu hollandeze.

Mbi këtë temë gazeta hollandeze "De Volkskrant" shkruan:
"Debati nuk do të shuhet. Srebrenica i përket së kaluarës por vazhdon të jetë aktuale. Ajo nuk do të jetë e kaluar për të afërmit përsa kohë nuk janë gjetur të gjitha viktimat dhe nuk janë dënuar të gjithë fajtorët. Nuk do të jetë histori as për Hollandën përsa kohë megjithë raportet e shumta dhe hetimin parlamentar askush nuk mund t'i përgjigjet pyetjes 'A mund të ishte shmangur ajo katastrofë?'".

Gazeta "Tages-Anzeiger" nga Zyrihu plotëson:
"Skandali bëhet akoma më i madh kur politikanë nga Beogradi të verbuar nga nacionalizmi e mohojnë masakrën. Prania e presidentit serb Boris Tadiç në ceremoninë prekëse përkujtimore nuk mund të krijojë iluzione. Shtresa të gjera të popullsisë në Serbi në një marrëveshje të heshtur vazhdojnë ta mohojnë masakrën e Srebrenicës. Vrasësit e Srebrenicës kanë fituar" - komenton "Tages Anzeiger".

  • Data 17.07.2005
  • Autor Gerhard M.Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arue
  • Data 17.07.2005
  • Autor Gerhard M.Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arue