Temat e shtypit te sotem jane polikat spekullluese per integrim dhe kodi zgjedhor | Studimi në Gjermani | DW | 15.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat e shtypit te sotem jane polikat spekullluese per integrim dhe kodi zgjedhor

“Politikat spekulluese me integrimin” eshte titulli i nje komenti qe botohet sot ne gazeten SHEKULLI, ku mes te tjerave shkruhet: “Abuzimi qeveritar me kerkesat dhe idealet qytetare u intensifikua edhe me tej, gjate gjithe viteve te tranzicionit deri me sot. Nje shembull tipik i ketij abuzimi, i vene re keto kohet e fundit eshte dhe demagogjia qeveritare lidhur me afatet e integrimit te Shqiperise ne BE. Politikanet nxituan ta paraqesin ate si nje proces qe nuk do te zgjase me shume nga 15-20 vjete. Vete Fatos Nano, na kumtoi se fundi se do te jemi ne Europe ne 2015-n. Por kushdo prej shqiptareve te thjeshte, qofshin keta edhe “kongresmene” te PS, qe kane qene qofte dhe nje dite te vetme ne Perendim, pse jo dhe ne Lindje, s’ka se si ta besojne nje perralle te tille. Aq me e veshtire eshte per tu besuar kjo perralle prej intelektualeve dhe njerezve te tjere te shkolluar te ketij vendi”.

PANORAMA ne faqen e politikes boton reagime te drejtuesve te disa partive te vogla, te cilat jane kunder rritjes se pragut elektoral. “Nenshkrimi i nje marreveshje te re PS – PD per Kodin Zgjedhor kundershtohet nga disa prej partive te vogla parlamentare. PR dhe PSD kane denoncuar dje disa prej ndryshimeve qe pritet ti behen Kodit Zgjedhor. Politikanet shqiptare kane filluar te levizin per te permiresuar ligjin elektoral, sidomos pas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it dhe pas kerkeses se presidentit Moisiu per fillimin e reformes zgjedhore. Ne kete kuader, PS dhe PD sinjalizojne se nje ndryshim pritet te jete dhe rritja e pragut elektoral, gje te cilen ato nuk munden ta bejne vitin e kaluar, gjate miratimit ne parlament te ligjit elektoral”.

“Kuvendi rrezikon debatin per çamet” eshte titulli i madh ne faqen e politikes se gazetes KOHA JONE. “Komisioni i jashtem nuk ka marre ende ne shqyrtim rezoluten e marredhenieve me Greqine. Kuvendi nuk mund te debatoje sot mbi çeshtjen çame, sic ishte premtuar dy jave me pare nga kryetari Servet Pellumbi. Kjo per vete faktin pasi Komisioni i Jashtem parlamentar nuk ka marre ende ne shqyrtim sic ishte parashikuar raportimin mbi zbatimin e rezolutes se qershorit mbi marredheniet Shqiperi-Greqi. Ishte rene dakort qe vetem pas ketij hapi, Kuvendi do te ishte gati te hapte debatin mbi çeshtjen çame per te cilen u tregua interes nga te dyja palet”. Ne nje faqe te veçante ku trajothet problemi i kthimit dhe kompesimit te pronave ne Shqiperi, e perditshmja BALLKAN shkruan: “OSBE: Tarifat shqiptare, me te larta se ne SHBA. Cmimet e aplikuara deri me tani per token bujqesore ne Shqiperi, jane shume te larta. Madje, sipas studimit te eksperteve te zgjedhur prej perfaqesise se OSBE-se ne Shqiperi, keto cmime jane me te larta edhe se ato qe jane evidentuar deri me sot ne nje sere vendesh me tregje me te zhvilluara se sa tregu aktual shqiptar, si dhe me probleme perfundimisht te zgjidhura per çeshtjet e pronesise. “Sa per reference, toka bujqesore prane Vienes ne Austri shitet afer 10 mije dollare per ha (1 dollar per meter katror). Kurse ne SHBA, ky çmim leviz nga 6 mije deri ne 10 mije dollare per ha. Ne Shqiperi, kjo mesatare per token bujqesore luhatet brenda çmimeve nga 26 mije deri ne 103 mije dollare per ha”, thuhet ne shpjegimin qe ekspertet e OSBE-se i kane bere studimit te tyre per tregun e tokes ne Shqiperi”.

  • Data 15.03.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1n
  • Data 15.03.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1n