Teknikë e dobishme apo lodra? | Gjermania | DW | 28.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Teknikë e dobishme apo lodra?

Sistemi gjerman për pamjen natën nominohet për Çmimin e së Ardhmes

Shikim i mirë natën falë një teknologjie të re

Shikim i mirë natën falë një teknologjie të re

Të enjten më 23 nëntor u nda në Berlin për të 10-ën herë nga Presidenti gjerman Çmimi Gjerman i së Ardhmes i cili shoqërohet nga 250.000 euro. Ndër katër projektet e nominuara ishte dhe projekti i përbashkët i DaimlerChrysler dhe Robert-Bosch: asistenti i natës për makinat. Me të drejtuesve të automjeteve u ofrohet më shumë siguri gjatë udhëtimeve natën.

"Unë natën mund të shoh po aq mirë sa ditën…"

"Në udhëtimet natën nuk sheh dot edhe aq mirë. Të verbojnë pak dritat. Kjo është normale. Askush nuk udhëton me dëshirë me makinë natën ose kur bie shi…."

"E përse u dashka të jetë ndryshe udhëtimi natën? Mjeku i syve nuk më ka thënë se natën shoh më keq…"

"Kur rruga është e lagur kushtet e sigurisë nuk janë optimale sidomos kur rruga nuk është e ndriçuar..."

Zbutja e situatave të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve dhe reduktimi në minimum i dëmeve të aksidenteve - kjo vazhdon të jetë një nga detyrat e industrisë së automobilëve. Për këtë inxhienrët kanë zhvilluar sisteme të tilla mbrojtjeje si Airbag, ABS (Sistemi i antibllokimit)apo ESP (Programi Elektronik i Stabilitetit për Automjetet.

Por nga statistika e aksidenteve rrugore vijnë megjithatë lajme shqetësuese: "Wiesbaden: sipas një studimi të Zyrës Federale të Statistikave thuajse gjysma e përplasjeve me pasoja vdekjeprurëse në qarkullimin rrugor ndodhin natën. Ndërkohë tre të katërtat e rrugës bëhen ditën. Vetëm në Gjermani policia numëron më shumë se 25.000 aksidente natën. Gjithsej sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave gjatë vitit 2005 kanë humbur jetën 5.361 persona në aksidentet rrugore."

Industria i ofron tani drejtuesve të automjeteve një zgjidhje: aparate për pamjen natën pritet të pengojnë kthimin "në një vrimë të zezë" të rrugëve dytësore - përshembull kur dikush vjen nga drejtimi i kundërt drita të ndezura. Inxhinierët e DaimlerChrysler dhe Bosch kanë zhvilluar për këtë një sistem me rreze infra të kuqe për të parë natën.

Produkti është në fazën e përgatitjes për prodhim në seri. Ai përbëhet nga një projektor me rreze infra të kuqe përpara, nga një kamera me madhësinë e mollëzës së gishtit pas pasqyrës së mbrapme dhe një ekran në pjesën e armaturave. Një nga inxhinierët zhvillues nga Bosch, Peter Knoll shpjegon: "Kamera në fjalë është e para plotësisht e përshtatshme për automjete. Kjo do të thotë që intervali i temperaturës në të cilin punon kamera shkon nga -40 në 100 gradë celcius. Ky interval është i nevojshëm pasi në xhamin e përparmë të makinës nga rrezet e diellit arrihen temperatura shumë të larta."

Meqenëse rrezet infra të kuqe janë të padukshme për sytë e njeriur automjetetet që udhëtojnë në drejtimin e kundërt nuk i dallojnë ato fare ndërkohë që ndriçimi ka një rreze prej 150 metrash. Në dritën natyrore kamera fiket. Knoll: "Vetëm pasi të jetë ndezur sistemi, i cili komandohet nga një sustë e vogël pranë çelësit të dritës në ekran shfaqet pamja e ofruar nga kamera. Nëse në një rrugë dytësore ju vjen përballë një mjet tjetër ju verboheni. Kjo krijon efektin "vrimë e zezë". Në një situatë të tillë sistemi ynë ndriçon zonën e errët dhe drejtuesi me një vështrim të shkurtër në monitor mund të shohë nëse pranë automjetit që vjen përballë ndodhet edhe ndonjë person apo objekt."

Hedhja herë pas here e vështrimit në pamjet bardhë e zi të videos në pultin e drejtimit të makinës është diçka me të cilën drejtuesit do t'i duhet fillimisht kohë të mësohet. Por inxhinierët e Mercedes-it mendojnë se drejtuesi pas një kohe të shkurtër do t'a përdorin në mënyrë intuitive sistemin. Megjithatë edhe teknika e shtrenjtë ka kufij: mjegulla është si një mur për kameran me rreze infra të kuqe. Teknika aktuale është vetëm fillimi.

Për të parë nëse kjo teknologji do të ketë sukses kërkohet durim: 10 deri 15 vjet ka zgjatur derisa Airbags dhe ABS të bëheshin pjesë e përditshmërisë. Gjatë këtij intervali kohor pritet të bjerë në mënyrë drastike edhe çmimi për sistemet e shikimit natën. Kështu edhe drejtuesit e shtresës së mesme mund të reagojnë në kohën e duhur ndaj pengesave me dritën në drejtimin e kundërt.

  • Data 28.11.2006
  • Autor Andreas Noll
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyX
  • Data 28.11.2006
  • Autor Andreas Noll
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyX