″Tani është Gjermania në radhë″ - Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut verifikon në Gjermani | Gjermania | DW | 16.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Tani është Gjermania në radhë" - Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut verifikon në Gjermani

Qysh nga fillimi i javës së shkuar (09.10) Tomas Hamarberg, Komisioner për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës qëndron në Gjermani. Vizita e tij zgjat dy javë. Ish-diplomati suedez heton situatën të drejtavetë njeriut në Gjermani. Çfarë kërkon ai dhe çfarë mund të gjejë?

Eshtë thjeshtë një shërbim, as më pak e as më shumë, thotë Tomas Hamarberg. Komisioneri i të drejtave të njeriut në Këshillin e Evropës do të vendosë në Gjermani të njëjtat parametra si edhe në të gjithë Evropën. Si janë kushtet nëpër burgje, si trajtohen minoritetet dhe të pandehurit, që dalin përpara gjyqit? "Unë shpesh herë konfrontohem me pyetjen, se përse ky hulumtim pikërisht në Gjermani, a nuk ka vende të tjera, ku do të ishte më i nevojshëm një verifikim i tillë? Për këtë unë kam dy përgjigje", thotë Hamarberg. "Së pari ne me rotacion duhet t´i vizitojmë të gjitha vendet antare. E tani është Gjeermania në radhë."

46 antarë ka Këshilli i Evropës, ndër to edhe Rusia dhe Turqia. Pothuajse çdo muaj këto vende problematike dënohen prej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Akuzat janë shkelje e të drejtave të lirisë së mendimit, keqtrajtim i të burgosurve. Por natyrisht që Hamarberg e ka të qartë, që situata e të drejtave të njeriut është krejt ndryshe në Gjermani, ndonëse kjo nuk të jep të drejtën të mos kontrollohesh. "Asnjë qeveri në Evropë nuk duhet të gjykojë vet për drejtësinë. Eshtë gjithmonë e domosdoshme që të flasësh për të drejtat e njeriut, Gjermania nuk bën përjashtim këtu. Ndaj ne vijmë këtu dhe punojmë me seriozitet duke biseduar me qendrat përkatëse dhe duke përpiluar raportet. Sigurisht që do të ketë ndonjë pikë kritike, ndaj së cilës instancat përkatëse duhet të prononcohen."

Për dy javë resht komisioneri i të drejtavetë njeriut bashkë me ekipin e tij udhëtojnë nëpër Gjermani. Në kalendarin e takimeve të tij janë planifikuar bisedime me ministrin e jashtëm, ministrin e brendshëm, atë të drejtësisë e madje edhe me minsitren e shëndetësisë. Ndërkohë Hamarberg dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke vizituar burgjet dhe spitalet e psiqiatrisë, qelitë nëpër aeroporte, ku mbahen në arrest të gjithë ata që s´kanë dokumenta dhe duhet të largohen nga Gjermania. Në të gjitha këto qendra ekipi i verifikimit të të drejtave të njeriut nga Këshilli i Evropës bisedon jo vetëm me ata që janë përgjegjës, por edhe me të prekurit që janë të burgosurit, apo emigrantët ilegalë, që presin riatdhesimin. "Edhe emigrantët klandestinë kanë disa të drejta. Në Evropë ekziston një përfytyrim, sikur klandestinët nuk kanë të drejta, pasi ata nuk posedojnë dokumenta. Por ky qëndrim është në kundërshtim më të drejtat e njeriut. Edhe klandestinët kanë disa të drejta. Ata duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore. Natyrisht që më pas ka një problem tjetër, siç është ai i ksenofobisë në Evropë. Çfarë ndërmarrin qeveritë kundër kësaj dukurie? Edhe në këtë drejtim ne duhet të hetojmë me kujdes."

Por Komisioneri i të drejtavetë njeriut, Hamarberg nuk do të komentojë, faktin që ndërkohë njerëz të partisë nacional-demokrate në Gjermani, parti ekstremiste e djathtë kjo, janë të përfaqësuar në parlamentet e katër landeve. Nëse kryetarët e bashkive, këshillat e qyteteve dhe policia u lënë terren të lirë neonazistëve, ky është një rast që duhet trajtuar nga komisioneri i të drejtave të njeriut. Në pranverën e vitit 2007 Hamarberg do të prezantojë raportin e tij për të drejtat e njeriut në Gjermani. E pra as Gjermania nuk do të mbetet pa vërejtje.

  • Data 16.10.2006
  • Autor Martin Durm
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqz1
  • Data 16.10.2006
  • Autor Martin Durm
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqz1