Takimi Sharon-Abas: starti i Sharm el Sheihut duhet të plotësohet me aksione në vend | Bota | DW | 08.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takimi Sharon-Abas: starti i Sharm el Sheihut duhet të plotësohet me aksione në vend

Lindja e Mesme ka nevojë për paqe dhe qetësi, ajo që i është premtuar këtij rajoni në Sharm el Sheih nuk është paqe, dhe ndoshta as edhe qetësi. Por një armëpushim, i shpallur në të njëjtën kohë nga izraelitët dhe palestinezët dhe i cili edhe mbahet, është më shumë se asgjë. Kusht është edhe mbetet natyrisht që të dyja palët ta mbajnë fjalën dhe këtë herë të zbatojnë me të vërtetë atë për të cilën janë bërë shpesh përpjekje, por që ka dështuar.

Ajo që duket kaq modeste, u mundësua në mënyrë ironike nga vdekja e drejtuesit të deritashëm të OCP-së dhe presidentit palestinez Jasir Arafat para tre muajsh. Jo, sepse Arafati - sic pohonte kryeministri Ariel Sharon i mbështetur nga Shtëpia e Bardhë - ishte pengesa e vetme për një proces paqeje. Por sepse me vdekjen e tij u vunë në lëvizje disa procese, të cilat më parë do të kishin qenë të pamundura: para së gjithash zgjedhje të reja tek palestinezët dhe zgjedhja e një burri, i cili u shpreh hapur kundër dhunës dhe që ushtroi ndikim moderues në kampin e tij. Mahmud Abazi e detyroi me këto Sharonin të lëshojë pe. Sepse kryeministri izraelit nuk mund të bojkotonte edhe pasardhësin e Arafatit.

Efekt pozitiv sigurisht kishte edhe fakti që presidenti i rizgjedhur amerikan shfrytëzoi rastin dhe u dha zemër palestinezëve, dhe se do të japë para dhe foli për shtetin palestinez. Sigurisht që nuk ishte Uashingtoni megjithatë që ka organizuar Sharm el Sheih-un, ishin egjiptianët që me këtë u kthyen në arenë politike të rajonit. Ata dhe jordanezët duan të të ndihmojnë dhe Izraeli nuk mund të thotë jo për këtë.

Tani, starti i Sharm el Sheihut duhet të plotësohet me aksione në vend. Dhe këtu mund të shkojnë ters shumë gjëra: Izraelit i duhet të tërheqë trupat e tij nga zonat palestineze, duhet të lërë të lirë të burgosurit palestinezë dhe për këto nuk duhet të vonohet. Palestinezët nga ana tjetër duhet të ruajnë qetësinë dhe rregullin, duhet të pengojnë atentate të reja dhe të përgatiten për bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin. Shkas i mjaftueshëm për të ngjallur pakënaqësinë e elementëve radikalë, të cilët mund të shtypin me akte të reja dhune gjithcka që në embrion.

Por ky është një rrezik të cilit ia vlen t'i hysh. Sepse të gjithë e kanë të qartë prej kohësh, se nuk ka alternativë për procesin e paqes. Në Lindjen e Mesme nuk mund të ekzistojë njëri ose tjetri fitimtar. Por vetëm fitimtarë ose të humbur në të dyja palët. Pranimi i kësaj, e plotësuar me mbështetjen e lumtur të Uashingtonit dhe të Evropës - duke përfshirë Rusinë - mund të çojë në një fillim të ri.

  • Data 08.02.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQd
  • Data 08.02.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQd
Reklamë