090408 Tibet Journalisten
10 Prill 2008Në provincën Gansu protestuan gjatë trazirave në Tibet rreth 100 murgjë. Manastiri i budistëve në këtë provincë pas protestave u vendos nën vëzhgim dhe u mbyll për gazetarët e huaj. Për herë të parë një grup gazetarësh të huaj u lejua të futej aty. Gazetarët duhej vetëm të vizitonin manastirin dhe të flisnin me persona të zgjedhur, por ndodhi diçka e papritur
Korrespondenti i gazetës gjermane "die Welt" Johnny Erling raporton:"Ne mbërritem në hollin e madh ku murgjit po recitonin sutrat. Por para se të hynim një grup njerëzish u afrua drejt nesh me britma duke mbajtur në dorë një flamur, më pas u mblodhën aty murgj të tjerë, të gjithë kishin protestuar më parë në manastir."
Gjithsej u mblodhën 40 murgjë, tregon Erling më tej. "Shumë nga ata qanin, na flisnin, na preknin rrobat. Me gisht tregonin se disa murgj ishin arrestuar. Ata flisnin në gjuhën e tyre tibetiane dhe kineze. Kur flisnin në gjuhën kineze kuptuam se ata ankoheshin për gjendjen e të drejtave të njeriut, dhe shtypjen ne vend. Ata kërkonin që të zhvillohej dialog me Dalai Lamën dhe që ai të kthehej."
Rreth 10 minuta arritën murgjit të flisnin me gazetarët e huaj. Më pas erdhën murgj më të vjetër që i spostuan protestuesit raporton Jonny Erling. Dhuna nuk u përdor. Gazetari gjerman pa se si personeli shoqërues ishte i papërgatitur për situatën dhe përpiqej t'i sqaronte gazetarëve se këta janë murgj të pashkolluar, të cilët nuk e dinë historinë.
Pyetjes së gazetarëve nëse do t'u ndodhte gjë murgjeve, shoqëruesit iu përgjigjën se ata që kishin shkelur rregulin e manastirit do të ndëshkoheshin sipas rregullores.