Të dhëna të reja në çështjen Bubak - Kërkohet zbardhja | Gjermania | DW | 22.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të dhëna të reja në çështjen Bubak - Kërkohet zbardhja

30 vjet pas vrasjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjermanisë Siegfried Bubak (Siegfried Buback) po dalin në pah informacione të reja mbi dorasin si dhe qëndrimin që kanë mbajtur autoritetet e rendit.

Vrasja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Sigfrid Bubak më 7 prill 1977

Vrasja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Sigfrid Bubak më 7 prill 1977

Revista "Der Spiegel" në fundjavë njoftoi duke iu referuar dy ish-antarëve të organizatës "Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe" shkurt RAF, se ka qenë ish-antari i këtij grupi Shtefan Visnievski (Stefan Wisniewski) ai që ka qëlluar ndaj prokurorit të përjgithshëm Bubak në vitin 1977. Si rjedhojë vihen në pikëpyetje të gjitha supozimet e deritanishme, mbi bazën e të cilave janë gjykuar antarët e RAF-it që sot vuajnë dënimin: Kristian Klar dhe Knut Folkerts. Deri më sot si një ndër përgjegjësit kryesorë pë rkëtë vrasje është konsideruar ish-terroristi i RAF-it, Kristian Klar. Ky i fundit është duke vuajtuar dënimin me burgim të përjetshëm, por aktualisht në Gjermani po debatohet mbi mundësinë e mëhsirimit të tij dhe lirimit para kohe.

Sipas këtij njoftimi mbrojtja kushtetuese dhe Zyra Federale e kriminalistikës i kanë pasur këto informacione dhe nuk ia kanë dorëzuar ato drejtësisë. Sipas revistës "Der Spiegel" zyra e krriminalistikës qysh nga viti 1990 ka pasur të dhëna, se ish-antari i RAF-it Knut Folkerts në ditën e vrasjes së prokurorit Bubak nuk ndodhej në Gjermani. Kjo rezulton nga protokolli i marrjes në pyetje të këtij antari të orgaanizatës, i cili kish gjetur strehim në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë. Më vonë Follkerts u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasje.

Politikanët kërkojnë, që të zbardhet më në fund rasti Bubak dhe gjithashtu edhe qëndrimi i autoriteteve.

Ministri i brendëshëm i Bavarisë, Gynter Bekshtajn (Günter Beckstein) deklaroi: "Nëse ka qenë Visnievski ai që ka qëlluar, i cili deri më tani nuk është dënuar për pjesëmarrje në këtë vrasje, atëherë rasti duhet të rishqyrtohet. Vrasja nuk vjetërohet si rast. Madje ky është krimi më i shëmtuar që ekziston. Kjo do të thotë që nuk ka asnjë afat për ta konsideruar çështjen të mbyllur pasi ka kaluar shumë kohë."

Edhe deputeti i partisë së gjelbër dhe një nga ish-avokatët mbrojtës të antarëve të RAF-it, Kristian Shtrëbele (Christian Schtröbele) u shpreh: "Nëse janë të vërteta këto informacione, atëherë pjesëmarrja e të dënuarit në fjalë në një akt penal ka qenë krejt tjetër nga ajo që është konstatuar në gjykimet e gjykatave gjermane."

  • Data 22.04.2007
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwq
  • Data 22.04.2007
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwq