Sulmet raciste ndaj të huajve në Rusi janë kthyer në problem për vendin | Politika | DW | 12.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Sulmet raciste ndaj të huajve në Rusi janë kthyer në problem për vendin

Në Rusi është shtuar numri i sulmeve kundër të huajve. Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare ruse "Sova" vetëm këtë vit, janë sulmuar tashmë 34 vetë, prej të cilëve janë vrarë gjashtë

Një azerbaixhanas në Moskë

Një azerbaixhanas në Moskë

Sankt Petersburg, pranverë 2006: një student nga Senegali vritet në rrugë të hapur, një vajzë e vogël më lëkurë të errët, e bija e një afrikani dhe e një ruseje plagoset rëndë me goditje me thikë, një burrë 39 vjeçar nga Mali vritet me thikë. Dhuna është kudo e pranishme, jo vetëm në Sankt Petersburg, qytetin e dytë për nga rëndësia në Rusi. Lajme alarmante vijnë edhe nga Moska, nga Nishni Novgorod, nga Voroneshi. Në Rusi mendohet se aktualisht ka mbi 50 mijë neonazistë. Zemërimi dhe dhuna e tyre drejtohet kundër të gjithë atyre që kanë pamje tjetër, që shpesh janë të pambrojtur dhe që sipas bindjes të dorasve shpeshherë të rinj nuk kanë ç'kërkojnë në Rusi.

Emil Pain drejton qendrën kërkimore për armiqësinë kundër të huajve dhe ekstremizmit të Akademisë Ruse të Shkencave. Për të, shtimi i urrejtjes ndaj të huajve është shprehje e problemeve sociale: "Nëse rinia nuk ka mundësi të merret hapur dhe në mënyrë aktive me politikë, kur ajo praktikisht nuk ka mundësi askund ta konfirmojë vetveten, atëherë krijohet detyrimisht një lëvizje kundër të huajve - kundër çdo armiku, në botën e jashtme, brenda vendit, kundër armiqve socialë dhe etnikë."

Armiq, këta janë në radhë të parë njerëz me ngjyrë tjetër të lëkurës, që vinë si studentë nga Afrika ose Azia në Rusi, por edhe punëtorë emigrantë nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Ata i tallin nëpër metro, i ndjekin nëpër rrugë- dhe në rastin më të keq i vrasin.

Një nga shumë shembujt është vrasja e dhunshme e një vajze nëntëvjeçare nga Taxhikistani. Cursheda Sultanova e vogël kishte ardhur me familjen e saj në Sankt Petersburg në vitin 2004. Atë e sulmuan në mes të rrugës dhe e vranë me thikë. Vërtet që dorasit përfunduan në gjyq, ku edhe u dënuan në fund të marsit të këtij viti. Por megjithatë, jo për vrasje, por për "sjellje huliganësh". Një sfond racist të këtij akti gjykatësit nuk qenë në gjendje të dallonin. Motivet e armiqësisë ndaj të huajve, në sulme të tilla është fakt që mohohen. Pikërisht kësaj i duhet dhënë fund, kërkojnë luftëtarët e të drejtave të njeriut. Sepse dorasit ndihen të konfirmuar përmes dënimeve të buta.

Qëndrim më të hapur në trajtimin e problemit të armiqësisë ndaj të huajve kërkojnë krahas aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut edhe aktivistë evropiano-perëndimorë të të drejtave të njeriut. Njeri prej tyre është Peter Franck, ekspert i Rusisë të amnesty international: "Mendoj se para së gjithash duhet të bëhet e qartë publikisht dhe të thuhet pa mëshirë, se në Rusi ekziston një problem me neonazistët dhe se duhen ndërmarrë hapa kundër kësaj. Dhe besoj se autoritetet ruse e kanë gradualisht të qartë, se këtu kemi të bëjmë me një problem shumë serioz."

Me të vërtetë, fjalën e marrin gjithnjë e më shumë politikanë dhe njerëz të shquar - me apele kundër armiqësisë ndaj të huajve. Guvernatori i Sankt Petersburgut ka shpallur për këtë vit në vazhdim programe për më shumë tolerancë. Pjesë të tjera spektrit politik përdorin megjithatë shumë hapur parulla nacionaliste. Prandaj, ajo që kërkohet në radhë të parë, mendon Jelena Rjabinina nga organizata ruse e të drejtave të njeriut "Ndihma për qytetarët":

"Ky presidispozicion armiqësor është nxitur prej kohësh nga deklaratat për "personat e origjinës kaukaze", "personat me origjinë aziatike" - por edhe prej ngjarjeve të tjera të turpshme si marshi i racistëve vitin e kaluar në Moskë. Këta njerëz u lejuan të marshojnë nëpër rrugët e Moskës me parulla si "Rusia rusëve". Ne duhet të arrijmë në njëfarë mënyre të ngjallim refuzimin dhe kundërshtimin ndaj ngjarjeve të tilla."

  • Data 12.04.2006
  • Autor Britta Kleymann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqS
  • Data 12.04.2006
  • Autor Britta Kleymann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqS