Steinmeier: Rifillon dialogu i ndërprerë me Kinën
14 Qershor 2008Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm gjerman Frank Vakter Stajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) në një konferencë të përbashkët shtypi me kolegun e tij kinez, Yang Jiechi të premten në Pekin. Po ashtu duhet parë nëse dialogu mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera, shton Steinmier: "Dhe në të vërtetë ka rezultate konkrete, si për shembull, që dialogu për të drejtat e njeriut, i cili ishte ndërprerë të rifillojë në gjysmën e dytë të 2008-ës, që i gjithë dialogu politik, që ne e quajmë strategjik të rifillojë po ashtu me Kinën"
"Dhe ne ramë dakort, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne në Evropë në fazën e tanishme - që të bashkëpunojmë me Kinën në çështjet e mbrojtjes së klimës, për gjetjen e instumentave kundër ndryshimeve të saj. Baza e këtij bashkëpunimi do të jetë ura klimaterike gjermano -kineze, për të cilën ne po punojmë konkretisht," tha Stajnmajer.