1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot përsëriten zgjedhjet në tre zona të Shqipërise, Gjirokastra paraqet situate te tensionuar

21 Gusht 2005

Perseritje gjedhjesh sot ne Shkoder, Lushnje dhe Gjirokaster te Shqiperise per ti dhene fund zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut

https://p.dw.com/p/Aqj3
Listat e zgjedhesve ne Shqiperi
Listat e zgjedhesve ne ShqiperiFotografi: OSZE

Sot përsëriten zgjedhjet në tre zona të Shqipërise, Gjirokastra paraqet situate te tensionuar

Zona 90 në Gjirokastër ka tërhequr vëmendjen e Shefit të Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR-it Jorgen Grunnet, i cili ka preferuar të jetë personalisht vëzhgues në këtë zonë gjatë ditës së votimeve sot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bere thirrje partive politike qe te tregojne vullnetin e duhur qe procesi i votimit ne 3 zona te zhvillohet normalisht ne menyre qe te mos kete kontestime. " Partite politike duhet te kene vullnetin e duhur qe keto zgjedhje te mbarojne sa me shpejt te jete e mundur si dhe te mos kete kontestime ne perfundimin e tyre" u shpreh zedhenesi i KQZ-se, Erton Sinani.
Sinani tha gjithashtu se komisionere te KQZ-se do te jene te pranishem ne numerimin e votave ne 3 KZZ-te.Janë rreth 200 punonjës të policisë të cilët do të angazhohen gjithahstu sot në procesin e rivotimit në 172 qendrat e votimit në rrethet e Shkodrës, Lushnjës dhe Gjirokastrës