1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot fillon procesi kundër Ramush Haradinajt në Hagë

Citim nga Berliner Zeitung5 Mars 2007

Në ditën e hapjes së procesit për krime lufte kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Tribunalin e Hagës, Gazeta "Berliner Zeitung" boton sot artikullin me titull: "BND: politikani Haradinaj padron i mafies" (BND: Shërbimi informativ gjerman)

https://p.dw.com/p/ArY0
Ramush Haradinaj
Ramush HaradinajFotografi: AP


Citim: "38 vjeçari Haradinaj, i cili sipas vlerësimeve në përputhje të plotë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Gjermanisë, BND, dhe trupës mbrojtëse nën drejtimin e NATO-s, KFOR, konsiderohet si një ndër padronët kryesorë të mafies shqiptare në Kosovë, akuzohet për krime kundër njerëzores si tortura dhe përdhunime, vrasje dhe dëbime të serbëve dhe romëve.

Në proces megjithatë nuk luajnë rol aktivitetet kriminale të Haradinajt. Gjë kjo që i lehtëson politikanët perëndimorë, të cilët nuk preferojnë ta tematizojnë sfondin kriminal të ish-komandantit të UÇK-së për shkak të influencës së tij ndaj forcave ekstremiste dhe të dhunshme në radhët e shqiptarëve të Kosovës. Një dëshmi për këtë ka qenë ndër të tjera edhe takimi demonstrativ mes kryadministratorit gjerman të UNMIK-ut në Kosovë, Joahim Ryker, dhe Haradinajt pak përpara se ky të nisej për në Hagë. Madje parardhësi i Rykerit, danezi Sëren Jesen- Petersen, e quante Haradinajn "mikun" e tij.

Shërbimi Informativ gjerman, BND, në një analizë të brendshme, që e ka në dorë edhe "Berliner Zeitung" vëren, se: klani familjar i drejtuar prej Haradinajt dominon një nga tri "zonat e interesit" të kriminalitetit të organizuar në Kosovë duke përfshirë "një gamë të tërë aktivitetesh kriminale, politike dhe ushtarake". Rreth 100 anëtarët e grupit "merren me kontrabandë droge dhe armësh si dhe me tregtimin ilegal të mallrave me detyrim doganor", thuhet në dokumentin e shërbimit ifnormativ.

Si "një komandant rajonal i zonës" Haradinaj "ka qenë vet i involvuar veçanërisht në kontrabandën e drogës dhe në mitmarrje". Përveç kësaj klani i tij është marrë edhe me kontrabadnimin e drogës në Evropë. Aktivitet kriminale, që arrijnë deri në Gjermani, sipas BND-së, Haradinaj i ka kryer ndër të tjera edhe përmes firmave fantazëm në Perëndim.

Sipas një dokumenti të klasifikuar si "sekret" të KFOR-it Ramush Haradinaj është marrë edhe me kontrabandë armësh dhe makinash të vjedhura si dhe me tregti me njerëz e prostituta. Bashkë me vëllezërit e tij Ramush Haradinaj, sipas KFOR-it, ka kontrolluar edhe ndarjen e ndihmave në Kosovë."