Solana: BE-ja në Kosovë për të ndihmuar kosovarët të përmirësojnë jetën e tyre | Ballkani | DW | 08.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Solana: BE-ja në Kosovë për të ndihmuar kosovarët të përmirësojnë jetën e tyre

Bashkimi Europian ka nevojë për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku të përcaktohet qartë mandati i tij i ardhshëm në Kosovë

Havier Solana

Havier Solana

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, deklaroi gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit Europian se situata aktuale në Kosovë nuk është e rrezikshme. Gjithçka po ecën sipas planit të parashikuar nga Martti Ahtissari – nënvizoi ai duke theksuar njëkohësisht se sidoqoftë KFOR-i është dhe do të mbetet në Kosovë edhe në të ardhmen. Dhe Bashkimi Europian është në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n për situatën dhe zhvillimet në Kosovë, - tha Solana, i cili më pas e vuri theksin në nevojën e Bashkimit Europian për një rezolutë të re nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një mandati të qartë të misionit që ai do t’i caktojë BE-së.

Bashkimi Europian do të shkojë në Kosovë për të ndihmuar kosovarët që të përmirësojnë jetën e tyre, - deklaroi Solana në Parlamentin Europian në Bruksel. Duke u ndalur në nevojën e një rezolute të re për Kosovën nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Havier Solana nënvizoi se për fat të mirë Bashkimi Europian ka sot 5 anëtarë të tij që janë po ashtu anëtarë të përhershëm apo të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo është një arsye më shumë për të pasur unitet në gjirin e Bashkimit Europian, që ky unitet të reflektohet pastaj edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, - theksoi shefi i politikës së jashtme të BE-së.

  • Data 08.05.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVz
  • Data 08.05.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVz
Reklamë