1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sllovenia në krye të BE-së

Irmtraud Richardson2 Janar 2008

Një provë e madhe për një vend të vogël

https://p.dw.com/p/CjRe
Simboli i presidencës slovene të BE
Simboli i presidencës slovene të BEFotografi: picture-alliance/ dpa

Nga 1 janari Sllovenia eshte kryesuese e rradhës e BE-së. Për gjashtë muaj Ljubjana duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e punës në këshillat ministrorë dhe në samitet e BE-së. Përvec kësaj Sllovenia përfaqëson deri në fund të qershorit BE-në në politikën ndërkombëtare.

Një popull, që e ruan qetesinë në vështirësi dhe që është i kujdesshëm në marrjen e vendimeve. Kështu e shohin veten sllovenët. Qetësi dhe kujdes dy vecori, të cilat janë shumë të nevojshme për gjashtë muajt e ardhshëm të presidencës sllovene. Sepse gjashtë muajt e ardhshëm politikisht duhen trajtuar tema shumë delikate, që mund të jenë sprovë e madhe për BE-në.

Problemi më i vështirë në politikën e jashtme është problemi i Kosovës, që kërkon pavarësinë kundër kundërshtimit masiv nga Beogradi. OKB-ja si dhe BE-ja janë përpjekur për një zgjidhje paqësore në muajt e fundit, por më kot. Kompromisi nuk u gjet.

Të qetë dhe të kujdesshëm dhe një vend ballkanik, që i njeh mirë problemet e rajonit. Për BE-në mund të jetë fat i madh, që pikërisht Sllovenia është ajo që drejton tani, kur vendoset e ardhmja e Kosovës.

Përvec kësaj Sllovenia këmbëngul, që të gjitha shtetet në Ballkan heret a vonë të fitojnë anëtarësi të plotë në BE, edhe Serbia. Këtë e ka theksuar edhe një herë me forcë ministri i jashtëm Rupel në kuartierin e tij qëndror në Bruksel, pa përmendur afate konkrete, apo një plan kohor.

Dhe dy karakteristikat kombëtare qetësi dhe kujdes nevojiten edhe kur është fjala për konfliktet brenda BE-së. Në debatin për limitet e reja të emetimeve të gazrave të efektit serë CO2 nga makinat, që BE propozoi para krishtilindjeve si pjesë e masave për mbrojtjen e klimës, ka patur diskutime të ashpra, aspak miqësore. Presidenca sllovene duhet të kryejë mrekulli, që t´i sjellë një një mendje të 27 anëtarët.

Qeveria në Ljubjanë mund të mbështetet te ndihma e shteteve të tjera të BE-së. Sepse me Slloveninë për herë të parë një nga shtetet e reja anëtare merr kryesinë e BE-së. Dhe të gjithë duan që ajo të ketë sukses. Me qëllim që të mos krijohet përshtypja, se ka dy kampe në BE. "Të vjetrit" , që besojnë se janë në gjendje të bëjnë gjithcka dhe të "rinjtë", që duhet të mësojnë akoma. Kjo nuk është në interesin e BE-së, që dëshëron, që bota ta shohë si të fortë dhe të bashkuar.