Skllavet e kohëve moderne | Politika | DW | 05.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Skllavet e kohëve moderne

Organizata "Lara" në Bosnje-Hercegovinë përpiqet t'u vijë në ndihmë femrave që kanë rënë në kurthin e trafikantëve

Shërbim me para në dorë

Shërbim me para në dorë

Ato vijnë nga Ukraina, Lituania, ose Shqipëria. Në bare, restaurante, motele, por edhe në banesa private dhe shtëpi të ndryshme në Bosnje dhe Hercegovinë ato ofrojnë shërbime seksuale. Janë skllave në duar të atyre që bëjne tregti me njerëzit.

Ato jetojnë tërësisht të izoluara

"Disa vajza punojnë prej disa vitesh në Bosnjë dhe kurrë nuk e dinin se janë në Bosnjë", thotë Mara Radovanoviq, aktiviste e organizatës për mbrojtjen e femrave "Lara". Ajo thotë se këtyre femrave u është thënë se janë në Itali. Ato i kishin të ndaluara kontaktet me njerëzit. Ato takojnë vetëm klientët e tyre. Disa kanë patur fat sepse klientët tyre kanë ardhur tek organizata "Lara" për të treguar për atë që kanë parë dhe përjetuar në lokalet ku shiten femrat. Ata thonë, se i kanë njohur këto femra se ekziston "Lara" edhe ne Bjelina, ku mund të shfrytëzosh shansin për të ikur dhe strehuar atje. Kjo organizatë është në gjendje t'u dalë në ndihmë femrave me halle të këtilla. Një femër ka ikur nga Mostari, ajo kishte me vete 100 marka dhe me ato para ka porositur në rruge një taksi për t'a dërguar deri në Bjelina.

Kështu kjo vajze e re arriti të bjerë në kontakt me Mara Radovanovic, aktiviste dhe themeluese e organizatës për mbrojtjen e grave. Që atëherë ajo lufton kundër trafikimit me femra dhe kundër prostitucionit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo organizatë në punën e saj është përqëndruar kryesisht tek klubet e natës në rajon. Pasi aty femrat u ofrohen klientëve të tyre krejt hapur. Në polici ato janë të regjistruar si valltare:"Vetëm në stacionin tonë policior në Bjelinë janë regjistruar 142 femra si valltare. Në një qytet të vogël. Unë pyes për kë vallëzojnë këto femra? Për kë vallëzojne 142 femra për çdo natë? Kush janë ata që në këtë qytet kaq të vogël kanë kaq shumë para për të paguar, për t'i parë ato lakuriq?

Nën maskën e legalitetit detyrohen femrat të kryejnë punën e shitjes së trupit të tyre, njofton organizata, e cila merret me mbrojtjen e këtyre femrave. Kjo organizatë bën analiza dhe raporte duke dokumentuar rrëfimet e femrave të cilat kanë arritur të ikin nga ky rrjet mafioz. Përmes një fushate Lara arriti suksesin e madh, aq sa sot të mos ketë më klube nate në Bjelinë. Mirëpo disa prej tyre kanë gjetur rrugë të reja: "Një person ka në dorë një kafene dhe vajzat rrinë në afërsi të kafenesë në një dhomë. Nëse vjen një klient në kafene, atij i ofrohet edhe një femër dhe kështu ata mund të shkojnë brenda ne banesë apo edhe në shtëpinë ku janë të vendosura femrat", thotë Mara Radovanovic.

Kjo bënë që mos të jetë aq e lehtë që femrat të gjenden dhe t'u ofrohet ndihmë. Por Mara Radovanoviq është e bindur, se duhet të mbyllen të gjitha klubet e natës. Femrat e rrahura kanë treguar se atje duhet të punojnë më shumë, sepse aty vijnë më shumë klientë: "Femrat vallëzojnë krejt lakuriq në klube të natës. Nëse policia kontrollon në dimër një klub nate, femrat që mbahen ilegale detyrohen të ikin menjëherë. Sipas "Amnesty International", katër meshkuj janë dënuar me shumë vite burg, sepse kanë organizuar me vite tregtinë me femra për klube të natës në Prijedor të Bosnjës", thekson drejtuesja e organizates Lara.

Nuk flasin sepse nuk kanë mbrojtje

Popullsia në Bosnje është e varfër. Shumë pak njerëz janë në gjendje financiare, të mund të vizitojnë klubet e natës apo bordellet, qoftë ato legale apo ilegale. Ky shtet i Ballkanit në të shumtën e rasteve shërben si vend-tranzit në tregtinë me femra. Femrat kryesisht nga Bosnja marrin rrugën për në perëndim. Këtë e dëshiron edhe një femër nga Ukraina, e cila duhet të transferohet në Itali. Ajo aktualisht mbahet në një vend të fshehtë nën mbikqyrje të organizatës "Lara".

Mara Radonavic kërkon më shumë ndihmë nga perëndimi. Fundja ky lloj kriminaliteti i përket gjithë Evropës. Femrat e rrezikuara nuk mund të qëndrojnë vetëm në Bosnjë, sepse një ditë mund të zbulohen dhe të vriten nga ana ish-pronareve të tyre. Ajo kërkon nga organizata "Lara", që femrat të cilat dërgohen nga Bosnja në perëndim të kenë fatin e pjesëmarrjes në programe për mbrotjen e dëshmitarëve. Në këtë mënyrë femrat mund të dëshmojnë kundër pronarëve që kanë bërë tregti me gra: "Ajo nuk rrëfen asgjë. Ajo di shumë, por unë nuk mund t'a detyrojë që ajo të tregojë diçka, sepse unë nuk mund t'a mbroj. Nëse unë do të kisha mundesi t'i ofroja mundësinë e mbrojtjes në një vend perëndimor, ndoshta ajo do të mund të fliste", thotë Mara.



  • Data 05.01.2006
  • Autor Janine Albrecht
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrN
  • Data 05.01.2006
  • Autor Janine Albrecht
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrN