Situata paszgjedhore në Gjermani & Fisher tërhiqet nga funksionet partiake | Studimi në Gjermani | DW | 22.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Situata paszgjedhore në Gjermani & Fisher tërhiqet nga funksionet partiake

Në fokus të komenteve dhe analizave të shtypit mbetet situata mat e krijuar pas rezultatit të ngushtë të zgjedhjeve parlamentare. Në qendër të vëmendjes është edhe tërheqja e numrit një të partisë ekologjike ministrit të jashtëm, Joshka Fisher, nga funksionet partiake.

Logo e gazetës Die Tageszeitung

Logo e gazetës Die Tageszeitung

Gazeta "Süddeutsche Zeitung": "Fisher nuk largohet përfundimisht si dikur Lafonteni (nga socialdemokratët). Fisher, ashtu si Helmut Shmidi në kohën e tij, kreu detyrën në luftën elektorale, gjë që të gjelbrit ia vlerësojnë shumë. Ai largohet në kohën e duhur. Prej tij mund të marrë shembull protagonsiti tjetër i qeverisë së humbur Shrëder-Fisher", vëren "Süddeutsche Zeitung".

E përditshmja "Landeszeitung", analizon pokerin që po luhet për koalicone të mundshme si dhe tërheqjen e Fisherit: "Ajo që të trëmb në pokerin për koalicionet nuk është fakti që votuesi nuk do të marrë qeverinë që dëshironte. Tronditëse është mefshtësia e politikanëve kryesorë në detyrën e mirëfilltë të tyre: organizimin e pushtetit. Tronditëse është në radhë të parë, se kjo mefshtësi është pasojë e humbjes nga realiteti të klasës politike. Burrështeti që të krijon rrespekt u tregua pikërisht, ai që se ka pasur për gjë shkeljen e rregullave, Joshka Fisheri. Ministri i jashtëm e kupton me realizëm, që partia e gjelbër do të mbetet në opozitë. Për këtë rast ai tërhiqet në bankat e pasme. Ai fiton liri personale, pasardhësi i tij fiton lirinë politike, ndërsa të gjelbërit mbeten të hapur për konstelacione të reja politike. Ai dha me sovranitet këtë mesazh: larg mendimeve të mykura drejt një fleksibiliteti më të madh", komenton "Landeszeitung".

Në numrin e sotëm e përjavshmja "Die Zeit" analizon zgjedhjet parlamentare në përgjithësi: "Nëse e lëmë pas këtë lojë, të shpresojmë sa më shpejt, atëherë do të kemi koalicion të madh. Ky koalicion nuk ka një mandat të qartë prej zgjedhësve, e pra ai duhet t´ia sigurojë vetes këtë detyrë duke iu përkushtuar problemeve dhe përmes suksesve mund të sigurojë edhe legjitimitetin. Nëse ka sukses, atëherë do të konfirmohej sërish teza e zgjuarisë së shumicës. E ç´mund të shpresojmë tjetër?", këtë pyetje shtron "Die Zeit".

Gazeta "Der Tagesspiegel" analizon obsionin e një koalicioni mes kristiandemokratëve, liberalëve dhe ekologjistëve, që për shkak të ngjyrave zi, verdhë, gjelbër është pagëzuar si koalicioni Xhamajka, që ka falmurin kombëtar me këto ngjyra. Në koment lexojmë: "Xhamajka" mund të jetë një aleancë, përtej shtigjeve të ndjekura deri më sot, vetëm nëse pjesëmarrësit do të heqin dorë nga kundërshtitë e ashpra, për të cilat ata luftuan gjatë fushatës elektorale. Por ai që përpiqet të ndryshojë nga sot nesër rrezikon shumë gjakderdhje. E ky mund të katandisej në një koalcion të të anemikëve. Në të vërtetë e gjithë puna qëndron tek ajo që të gjelbërit të ndihmojnë krijimin e mazhorancës mes unionistëve dhe liberalëve. Por me një maskim të lehtë në këtë formë, ky nuk do të ishte koalicioni i zgjedhur. E përse të gjelbrit duhet të rrezikojnë jetën për një gjë të tillë?", tërheq vëmendjen "Der Tagespiegel".

"Achener Zeitung" i kushton vëmendje ekonomisë dhe ka një tjetër mendim: "Përtej ëndrrave shumëngjyrëshe të koalicioneve semafor, apo Xhamajka e deri tek obsioni kuq e zi, tek e fundit ka vlerë vetëm një shprehje e vjetër e Shrëderit: "Nuk ka politikë të majtë apo të djathtë, por ka vetëm politikë të mirë ose të keqe." E keqja është gjithçka që do të vazhdonte ta paralizonte vendin, do t´i merrte frymën ekonomisë dhe do të frenonte konsumin. Reduktimi i burokracisë së ekzagjeruar, pakësimi i borxheve të jashtëzakonshme dhe krijimi i një mjedisi bindës janë kushtet bazë për atë që e quajmë hop zhvillimi", shkruan "Achener Zeitung".

Së fundi edhe një citat nga komenti i "Thüringer Allgemeine" që shprehet për koalicion mes dy partive të mëdha: Eh sa bukur mund të jetë zgjedhja e një Pape. Zotërinjtë merren e mbyllen në një shtëpi, ku u jepet bukë e ujë. Pa shih, ja tek po del edhe tymi i bardhë. Ndoshta duhet ta ndryshojmë ligjin themelor drejt një rregulli të tillë. Do të ish më mirën, në vend që të torturohemi me një kandidate për kancelare që dëshiron, por nuk lejohet dhe një kancelar në largim, që do por nuk mundet. Më e mira do të ishte një pezullim, derisa të marrë fund gjithë kjo tollovi. Derisa liberalët të zvogëlohen në përmasat e mëparshme, derisa Jozef Fisherit t´i kthehet zëri që të mund ta thotë një fjali deri në fund. E pas gjithë këtij pazari fjalësh me kthjëlltësi do të arrijmë në përfundimin që ish i njohur qysh në fillim. Koalicioni i madh është e vetmja formulë realiste", komenton "Thüringer Allgemeine".

  • Data 22.09.2005
  • Autor Vilma FIlaj Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arth
  • Data 22.09.2005
  • Autor Vilma FIlaj Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arth