Sistemi i vlerave të gjermanolindorëve 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit | Shoqëria & Kultura | DW | 06.11.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shoqëria & Kultura

Sistemi i vlerave të gjermanolindorëve 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore janë afruar në shumë aspekte me njëra-tjetrën. Por akoma vazhdojnë të ekzistojnë dallime - para së gjithash- dallime mentale, në disa raste edhe paragjykime.

Produkte të RDGJ të ekspozuara më 2007 në një hostel në Wriezener Karree në Berlin

Produkte të RDGJ të ekspozuara më 2007 në një hostel në Wriezener Karree në Berlin

Deri para ca vitesh gjermanoperëndimorët akuzonin bashkëkombasit e tyre në Lindje se po ankoheshin shumë. Apo: "Në të vërtetë ju dëshironi të keni sërish vetëm RDGJ-në". Pohime të tilla nuk mund të dëshmohen si të sakta, as nga anketat e as nga rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë është e drejtë pyetja se në çfarë gjendje mentale janë gjermanolindorët 20 vjet pas revolucionit paqësor. Një përgjegje të qartë ndaj kësaj pyetjeje nuk ka.

Gjykimet e ngutura në të kaluarën janë mbështetur shumë nga e ashtuquajtura Vala e Ostalgjisë (= një bashkim bazuar në fjalët nostalgji ("Nostalgie" dhe Lindje "Osten"). Për shembull në disa qytete të mëdha ka dyqane të ashtuquajtura 'Dyqanet Ossi', në të cilat nuk mund të blesh asgjë tjetër përveçse gjërave të dikurshme:

" Së pari desha të shoh ofertat këtu. / Këtë po e marr me vete, kjo më pëlqen. / Plaçkat e banjës, locioni për shkumosje, të gjitha këto janë të njohura nga dikur".

Parë nga dukuritë e tilla, vala e Ostalgjisë ka kaluar ndërkohë. Megjithatë ekzistojnë ende gjendje të caktuara shpirtërore gjermano-lindore. Kjo kuptohet ndërkohë edhe nga të dhënat e anketave të ndryshme. Dr. Yve Stöbel-Richter nga Lajpcigu është bashkëautore e studimit më të gjatë dhe më të madh për kënaqësinë e gjermano-lindorëve me raportet politike. Studimi pasqyron vetëdijën e 22 viteve të fundit, anketat e para janë zhvilluar qysh në vitin 1987.

" Ekzistonte thjesht një siguri. Kjo kishte edhe anët e saj negative: kur pas tre vitesh studimi unë isha e detyruar të shkoj të punoj atje ku dëshironte shteti. Por unë e dija gjithashtu: pas përfundimit të studimeve unë do ta kem një vend pune... Kështu që aspekti i sigurisë në jetë ka një vlerë të madhe".

Të dhënat e anketave tregojnë se vlerat themelore sociale janë ende të pranishme. Domethënia e tyre nuk ka rënë as me kalimin e tyre. Ky është një prej shkaqeve përse shumë gjermanolindorë i kanë mbyllur hesapet me RDGJ-në si sistem politik, por nuk kanë arritur të gjejnë ngrohtësinë as në Gjermaninë e ribashkuar. Sistemi i vlerave gjermanolindore, thotë Yve Stöbel-Richter ishte atëherë dhe është edhe sot tjetër nga ai gjermano-perëndimor. Por kjo nuk do të thotë se është më i keq:

" Për mua kjo nuk është gjë e keqe. Nëse tani në Gjermani dëshirohet të kemi gjëra si dikur në Republikën Demokratike të Gjermanisë, si për shembull përkujdesjen ndaj fëmijëve apo vihet në pikëpyetje sistemi shkollor atëherë natyrisht që njerëzit konfrontohen me këtë. Në vitin 1989 e tërë kjo konsiderohej si e keqe dhe duhej të eleminohej patjetër. Ndoshta këtu qëndron çështja: fakti që nuk lejohej të shihet e mirë diçka që vinte nga RDGJ-ja. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë që qytetarët e ish-RDGJ-së duan ta kenë sërish RDGJ-në. Por ata duan përfundimisht një shikim objektiv të gjërave".

Autor: Hanno Gries/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.11.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/KPx7
  • Data 06.11.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/KPx7