1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Simbolikë e hidhur

Otto Busch10 Maj 2004

Djegja e librave me 10 maj 1933

https://p.dw.com/p/Ar6k
Fotografi: AP


Me 30 janar 1933 Adolf Hitleri u bë kancelari i reihut gjerman. Edhe nese historianet flasin, se pozicioni i nazisteve në fillim nuk ishte aspak i konsoliduar, që në muajt e parë diktatura tregoi fytyren e saj, me djegjen e librave me 10 maj.

"Ia dorezoj zjarrit çdo gjë jogjermane. Kunder luftës së klasave dhe materializmit. Për bashkesinë e popullit dhe pikëpamjet idealiste të jetës. Ia dorezoj zjarrit shkrimet e Karl Marksit dhe Kautzkyt."

Berlin 10 maj 1933. Si këtu në kryeqytetin e Reichut, zjarret bubullijnë edhe në shumë vende të Gjermanisë. Në rradhë të parë kjo ndodhi në qytetet universitare. Letersia gjermane "pastrohet", siç thuhej atehere, nga gjithçka që nuk u pëlqente zoterinjve të rinj. Qindra mijëra libra digjen në kuader të ketij aksioni, që zgjat disa javë.

"Ia dorezoj zjarrit shkrimet e Heinrich Manit, Ernst Glaeserit, Erich Kästnerit!"

Poeti nazist, Hanns Johst, ka një arsye shpjegimi për kete lloj konflikti.

"Një furi e përmasave historike të revolucionit nacionalsocialist nuk mundi të ndalonte para tryezave, ku shkruhet dhe behet poezi, sepse ritmi i saj rinor tingellonte i fortë edhe në tempujt e shenjteruar të muzës. Prandaj ishte krejtesisht e vetekuptueshme, që detyra urgjente për marrjen e pushtetit qëndron në një pastrim radikal të shkrimeve gjermane nga elementet e huaja dhe shkaterrimtare."

"Ia dorezoj zjarrit shkrimet e Emil Ludwig Cohn".

Organizatorët shohin tek djegja e librave një akt simbolik. Siç konsiderohej dikur se zjarri ka një efekt pastrues, që largon sëmundjet, kështu duhet të shkaterrohen në flakë bazat shpirterore të republikës së urryer të Weimarit. Që ketej vjen siç duket shprehja, që therriste ministri nazist i propagandes Jozef Gëbels "në Gjermani kombi është pastruar së brendshmi dhe së jashtmi."

"Ia dorezoj zjarrit shkrimet e Erich Maria Remarkut".

Kunder djegjes së librave në Gjermani nuk krijohet ndonjë farë rezistence. Bibliotekare dhe botues reagojnë në mënyrë oportuniste. Nga borgjezia e ngritur nuk njihet karakteri i saj i vertete dhe situata politike shihet pjeserisht si "lëvizje e shoqatave studentore". Edhe jashtë shteti më shumë qeshin për këtë "shprehje të zellit të tepruar studentor."

Nder shkrimtarët e paktë të cilët nuk e ngaterrojnë situatën dhe e shprehin këtë edhe publikisht, bën pjesë Tomas Mann, i nderuar në vitin 1929 me cmimin nobel të letersisë. Që prej vitit 1933 Mann emigron në Zvicer, para se të shkojë në SHBA në vitin 1939. Kur fakulteti filozofik i universitetit të Bonit i heq titullin doktor nderi, Tomas Mann reagon me një leter drejtuar dekanit të ketij fakulteti, në të cilën nder të tjera thuhet.

"Në këto katër vite të ekzilit, që t´i quash të vullnetshme do të ishte me të vertetë zbukurim, se po të kisha qëndruar në Gjermani, apo të isha kthyer aty, ndoshta nuk do të isha më i gjallë, në këto katër vite nuk ka pushuar të më preokupojë gjendja ime dhe çorodija e fatit tim. Nuk do të kisha mundur ta merrja me mend, se unë në pleqerinë time të kaloja ditët si emigrant, i çpronësuar, i përçmuar publikisht në një protestë të thellë të brendshme."

Edhe Ricarda Huch largohet vullnetarisht nga "Akademia prusiane e arteve". Në një leter drejtuar presidentit të akademisë ajo shkruan me 9 prill 1933.

"Ajo që qeveria e tanishme quan mendesi kombetare, nuk është gjermanizmi im. Centralizimi, imponimi, metodat brutale, eleminimi i atyre që mendojnë ndryshe, mendjemadhesia dhe vetelevdatat e ekzagjeruara, i konsideroj jo gjermane dhe jo të denja... Në këtë mënyre deklaroj largimin tim vullnetar nga akademia."

Pikërisht dy muaj para se Rikarda Huch të shkruajë këtë letër, një kriminel në pallatin e sportit në Berlin u paraqitet bashkëkombasve të tij si kryetar qeverite:

"Popull gjerman: Na jep katër vjet kohë, dhe të betohem, se si ne se si unë që po marrë ketë detyre ashtu edhe do të largohen."

Sic duket vetem pak i kuptuan shenjat e kohes. Djegja e librave me 10 maj 1933 ishte njera nga keto shenja.