Shtypi gjerman mbi largimin e Petersenit | Studimi në Gjermani | DW | 13.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman mbi largimin e Petersenit

Largimi i kryeadministratorit të Kosovës, Sören Jesen Petersen nga posti i tij komentohet sot nga të përditshmet gjermane.

Petersen me ministrin e jashtëm gjerman Steinmeier

Petersen me ministrin e jashtëm gjerman Steinmeier

Në gazetën FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG nën titullin "Një njeri me status", e nëntitull "Ndikimi i shefit të UNMIKUT Soren Jesen Petersen në Kosovë" ndër të tjera lexojmë:

"...emërimi i Soren Jesen Petersenit nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan në post...u quajt zgjedhje e mirë, sepse kandidati sillte me vete dy përvoja të rëndësishme: ai e njihte Ballkanin vërtet mirë dhe Kombet e Bashkuara shkëlqyeshëm. Kur tek ai mbërriti thirrja nga Nju Jorku, Soren Jesen Peterseni ishte i ngarkuar i posacëm i BE në Maqedoni dhe në këtë mënyrë detyrimisht me njohuri të mira për situatën në Kosovën fqinje...Kështu që Jesen-Peterseni erdhi me një vështrim realist për të mundshmen dhe të nevojshmen në Prishtinë...Jesen-Petersen...do të mbahet mend në mënyrë të gjallë si frenues me garanci i konflikteve. Sepse danezi ia doli padyshim mbanë, të hapë herë pas here në kohën e duhur një ventil, për të penguar shpërthimin e tenxheres me presion të Kosovës. Disa herë shenjat kanë treguar stuhi, por gjithmonë gjendja mbeti relativisht e qetë. Kur në mars të vitit të kaluar u bë e ditur akuza e Tribunalit të Hagës për krime lufte kundër udhëheqësit popullor të cetave kryengritëse Ramush Haradinaj, në Kosovë nuk pati protesta të mëdha. Që Haradinaj dha menjëherë dorëheqje nga posti i tij si kryeministër i Kosovës, iu dorëzua Tribunalit të Hagës për krime lufte dhe u bëri thirrje ithtarëve të tij për qëndrim të moderuar, kjo jo së fundi vlerësohet si meritë e Jesen-Petersenit.

Edhe luftërat e hapura për pushtet, që u prit të shpërthenin pas vdekjes së presidentit kosovar Ibrahim Rugova në janar nuk u panë. Jo vetëm kritikë serbë pohojnë ndërkohë se Jesen-Peterseni e bleu stabilitetin me lëshime shumë të mëdha ndaj shqiptarëve. Marrëdhëniet e tij miqësore me Haradinajn ndeshën në moskuptim jo vetëm në Serbi. Të mërkurën e kaluar, Karla del Ponte e cila bie rrallë në sy për qëndrim të rezervuar u ankua para publikut botëror- para KS të OKB-së në Nju Jork- se UNMIK-u ia vështirëson asaj punën si kryeakuzuese e Tribunalit për krime lufte...Por thashethemeve se nuk do të ketë më shef të ri të UNMIK-ut, Soren Jesen Peterseni u doli me deklaratën e tij të dorëheqjes të hënën përpara. Ai hapi kapitullin e fundit të misionit të OKB-së në Kosovë, pasardhësi i tij do ta përfundojë, tha Jesen-Petersen."

Ja edhe vlerësimi i komentatorit të SÜDDEUTSCHE ZEITUNG, i cili e quan largimin e Petersenit nga Kosova "Një humbje për Kosovën":

"Shqiptarët e Kosovës humbasin me guvernatorin e OKB-së, Sören Jesen Petersen një mbështetje të rëndësishme...Qeveria serbe nuk do të derdhë lotë nga ana tjetër për të. Në postin e tij, përfaqësuesi i gjashtë i OKB-së në Kosovë ndikoi pa fshehur, që ish-provinca serbe e shqiptarëve në Kosovë të fitojë sa më shpejt që të jetë e mundur një status të pavarur.

...Jesen Peterseni ...ua ruante humorin e mirë kosovarëve...Largimi i tij nuk e bën Kosovën më shumë stabile."

  • Data 13.06.2006
  • Autor Auron Dodi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpS
  • Data 13.06.2006
  • Autor Auron Dodi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpS