1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtruk: Ushtarët gjermanë në Kosovë të pajisen me lotësjellës

F. Gashi7 Prill 2004

"Do të shohim mundësitë që ushtarët tanë të përballojnë revolta të tilla si ato të fundit përmes gasit lotësjellës dhe plumbave të gomës", i ka thënë Shtruk gazetës gjermane "Shveriner Folkszeitung"

https://p.dw.com/p/AqvP
Shtruk gjatë një vizite në Kosovë
Shtruk gjatë një vizite në KosovëFotografi: AP

Pas trazirave më të fundit në Kosovë, ministri gjerman i mbrojtjes Peter Shtruk do të pajisë trupat gjermane në Prizren me gaz lotsjellës. "Do të shohim mundësitë që ushtarët tanë të përballojnë revolta të tilla si ato të fundit përmes gasit lotsjellës dhe plumbave të gomës", i ka thënë Shtruk gazetës gjermane "Shveriner Folkszeitung". "Parkusht për këtë, është ndryshimi i një ligji për përdorimimin e armëve kimike." Një iniciativë për një ligj të tillë kanë nisur ministri i brendshëm Oto Shili dhe ministri i jashtëm Joshka Fisher. Shtruk njëkohësisht ka pralajmëruar ristrukturimin e trupave të Kforit, me qëllim që ushtarët të nxirren në rrugët e qyteteve për të treguar prezencën e tyre.