Shteinmajer në Izrael & Politika ndaj Iranit & Lojrat olimpike | Studimi në Gjermani | DW | 13.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shteinmajer në Izrael & Politika ndaj Iranit & Lojrat olimpike

Shtypi i sotëm trajton ndër të tjera me komente vizitën e ministrit të jashtëm gjerman, Frank-Valter Shteinmajer në Lindjen e Mesme, politikën ndaj Iranit lidhur me programin atomik si dhe Olimpiadën Dimërore në Torino.

Steinmeier dhe kolegia izraelite, Zippi Liwni

Steinmeier dhe kolegia izraelite, Zippi Liwni

"Süddeutsche Zeitung" komenton: "Në BE ka disa qeveri, që mendojnë, se Hamasi mund të ndryshojë duke e afruar atë. Por ky nuk mund dhe nuk duhet të jetë pozicioni gjerman. Natyrisht që ka shumë qëndrime të dyshimta e madje edhe të pamoralshme në politikën e Izraelit ndaj Palestinës. E megjithatë Berlini nuk mund të ketë qëndrim neutral ndaj këtij konflikti. Këtë duhet ta bëjë të qartë publikisht ministri Shteinmajer gjatë vizitës në Lindjen e Mesme", vëren "Süddeutsche Zeitung".

E përditshmja "Tageszeitung" mbi të njëjtën temë shkruan: "Ministri i jashtëm Frank-Valter Shteinmajer i përmbahet bojkotit. Gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme ai do të takohet me izraelitët dhe palestinezët, por jo me përfaqësuesit e lëvizjes së zgjedhur nga shumica e palestinezëve. Në axhendën e tij nuk është planifikuar asnjë takim me politikanët e Hamasit. Ndërkohë që këtyre të fundit u ka hapur portën presidenti rus Putin. Ai ka ftuar përfaqësues të Hamasit për bisedime në Moskë. Kjo lëvizje kontrollon ato mbetje të pakta nga procesi i paqes i nisur në Oslo, autoritetet palestineze të vetadministrimit dhe parlamentin. Askush nuk është i ineteresuar në shpërbërjen e këtyre institucioneve. Me ftesën e tij Putini e ka acaruar problemin. Ndërsa vizita e Shteinmajerit në Palestinë nuk ka asnjë peshë", komenton "Tageszeitung".

Gazeta "Rhein Neckar Zeitung" duke komentuar gjendjen në Lindjen e Mesme lidhur me kryeministrin e sëmurë Ariel Sharon shkruan: "Fati i Sharonit do të jetë që të mos mund t´i shijojë së paku me vetëdije frytet e kthesës së tij. Por me premtimin e tij politik ai qysh tani ka hyrë në librin e historisë. Dorëzim territoresh në këmbim të paqes, thuajse askush nuk e besonte se ish-radikali do të ndiqte një politikë të tillë. Por përmes arësyes së tij ai ka hedhur bazat për një bashkëjetesë të mundshme. Kjo duhet t´i ndërgjegjësojë së fundi edhe ata funksionarë të Hamasit, që vazhdojnë të mendojnë për "asgjësimin" e Izraelit", nënvizon "Rhein Neckar Zeitung".

Temë që komentohet në gazetat e sotme është edhe konflikti me Iranin për programin bërthamor. Në gazetën "Allgemeine Zeitung" lexojmë: "Sado përshtypje që të bëjnë skenat, askush, madje as qeveria në Izrael, nuk duhet të japë shkas për t´u rënë trumpetave të luftës. Por është e nevojshme një vigjilencë e madhe. Kjo vlen edhe për vet demokracitë perëndimore duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Berlini i prekur prej përvojave me luftën e Irakut ka nevojë këtë radhë për një kurs të qartë", nënvizon "Allgemeine Zeitung".

Ndërsa "Nürnberger Nachrichten" shkruan: Këtë fundjavë, në 27 vjetorin e revolucionit në Persi luftëtari i zellshëm i këtij revolucioni, sërish bëri të qartë me qëndimin e tij, se përse ai në ansjë mënyrë nuk duhet të posedojë bombën. Ahmedinexhadi duke folur përpara turmës entuziaste ironizoi Izraelin, që ai dëshiron ta fshijë nga harta. Ai duke deformuar me ligësi historinë sërish e quajti Holokasutin si një përrallë. Njëkohësisht kryecytësi i popullit duke iu referuar grindjes për karikaturat i damkosi evropianët si kukulla të shtetit hebre dhe kërcënoi me anullimin e marrëveshjes për ndalimin e armëve atomike. Ai që flet me këtë gjuhë mund edhe të qëllojë. Ndaj në çdo rrethanë qoftë duhet të ndalohet programi bërthamor i Iranit", thekson "Nürnberger Nachrichten".

Së fundi edhe dy citate lidhur me lojrat e Olimpiadës Dimërore. Gazeta "Volksstimme" shkruan: "Dy herë medalje ari për Gjermaninë në Torino. Çfarë fillimi! Ky është starti më i sukseshëm deri më sot i ekipit gjerman. Pas breshërit të qortimeve për lojrat e olimpiadës verore në Athinë, aset e të ftohtit po dëshmohen deri tani si mbretër të vërtetë. Këtu dalin në pah edhe dallimet strukturore mes dy grupeve të disiplinave. Atletët e lojrave dimërore jo vetëm që kanë folur për përqëndrimin, por edhe kanë vepruar. Në radhët e tyre bëjnë pjesë atletë yje që stërviten nga trainerët më të mirë", komenton "Volksstimme".

"Schwarzwälder Boote" analizon të njëjtin aspekt: "Ka pasur edhe lojra olimpike, kur sportistët viheshin në sporva të vështira dhe tifozëve u humbiste durimi. Pritja për medalje, kjo ka qenë motoja. Ndërsa në Torino po ndodh ndryshe. Menjëherë dy medalje, ky është bilanci gjerman inkurajues i fillimit të olimpiadë snë fundjavë", shkruan "Schwarzwälder Boote".

  • Data 13.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrP
  • Data 13.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrP