Shqipëri: Aleancë mes besimeve fetare në nxitje të tolerancës | Ballkani | DW | 28.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Aleancë mes besimeve fetare në nxitje të tolerancës

Katër komunitetet fetare kryesore muslimanët, bektashnjtë, ortodoksët dhe kaltolikët kane vendosur krijimin e një Këshilli Ndërfetar

Qendra e Tiranës

Qendra e Tiranës

Këshilli Ndërfetar do të funksiono[ë si një institucion që do të koordinojë bashkëpunimin mes klerikëve në shërbim të tolerancës dhe të bashkëjetesës mes tyre.

Shqipëria përbën një rast unik, si një vend multifetar ku respektohet besimi dhe marrëdhnëniet mes komuniteteve janë bashkëpunuese. Këtë konstatim e bëjnë jo vetëm shqiptarët por dhe mjaft ekspertë dhe studiues të huaj të kësaj fushe. Ideja e organizimit të Këshillit është mbështetur nga ambasada gjermane dhe zyra e USAID-it në Tiranë.

Në aktivitetin promovues klerike nga të gjitha besimet e kane vlerësuar Këshillin, si një organizëm që do të koordinojë dhe kontakte dhe veprimtari në shkallë rajonale për problemet e bashkëjetesës mes feve. Gjatë aktivitetit nuk kanë shpëtuar dhe qëndrimet kritike ndaj disa akteve të kohëve të fundit të cënimit dhe të përdhosjes së simboleve fetare, siç ishte rasti i javës së kaluar kur në komunën e Bushatit në Shkodër u sharrua një kryq, i vendosur në një ambjent te hapur në territorin e komunës.

Për Ipeshkivin e Durrësit dhe Tiranës, imzot Rrok Mirdita, këto akte provokative "nuk kanë arritur të ndikojnë në marrëdhëniet mes komuniteteve". Ndërkohë që kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muca, u shpreh se sjellja mes besimeve "nuk është një qëndrim dhe vlerësim konkurence dhe dominimi, por si një marrëdhënie bashkëjetese, në shërbim të shoqërisë".

Për kreun e ortodoksve, Kryepikopin Anastas Janullatos, "të gjithë, të krishterë e muslimanë duhet të punojnë për bashkëjetesën, pasi ajo nxit progresin shoqëror. Falja dhe pajtimi nuk mund të jenë produkte të një faktori politik, pasi komunitetet fetare janë të pazëvendësushme."

Ky nuk ishte aktiviteti i parë i organizuar me pjesmarrjen e të gjitha besimeve kryesore në Shqipëri. Vitet e fundit janë zhvilluar disa aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e iniciuar nga Presidenti Alfred Moisiu, apo organizata të ndryshme joqeveritare, të cilat kanë patur si synim trajtimin dhe propagandimin e tolerancë dhe bashkëjetesës mes komuniteteve fetare.


  • Data 28.02.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY5
  • Data 28.02.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY5
Reklamë