Shkurtohet asistenca financiare për të papunët në Gjermani | Gjermania | DW | 06.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shkurtohet asistenca financiare për të papunët në Gjermani

Miratohet një nga reformat më të rëndësishme në tregun e punës që prej themelimit të RFGJ-së. Sindikatat, shoqatat në mbrojtje të qytetarëve dhe të majtët kundërshtojnë ligjin e ri të asistencës për të papunët.

Në Gjermani kanë nisur protetstat kundër reformës së planifikuar në tregun e punës. Në Leipcig dhe Berlin do të rifillojë tradita e protetstave të së hënës, duke ndjekur kështu shembullin e 14 vjetëve më parë, kur nëpërmjet marshimeve të të hënave në ish-RDGJ rëzuan sistemin komunist. Por kësaj radhe protetsta drejtohet kundër qeverisë, e cila ka rënë dakord edhe me Bundesratin, dhomën e përfaqësisë së landeve për një nga reformat më të rëndësishme në tregun e punës që prej themelimit të RFGJ. Fjala është për reformimin e ligjit të asistencës për të papunët. Rreth 3,2 milionë persona që deri më sot kanë marrë asistencë sociale ose asitencë si të papunë, në bazë të ligjit të ri duke filluar nga viti i ardhshëm do të marrin një sigurim bazë si të papunë dhe do të mbështeten nga komunat për të gjetur një vend pune. Ministri i ekonomisë dhe i punës, Volfgang Klement, mendon, se kombinimi i këtyre dy formave, pra i mbështetjes financiare nga shteti me konsulecën do të influencojë ndjeshëm në uljen e papunësisë.

Por të majtët, sindikatat dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e qytetarëve janë kundër kësaj reforme, duke e konsideruar atë si ligji i varfërimit. Kjo reformë prek njerëzit e shtresave më të varfërave, pë rtë cilët do të ulet edhe më shumë kuota e asistencës sociale ose asaj të papunësisë. Ndaj këto shoqata kanë zgjedhur rrugën e protetstave. Por ministri i ekonomisë dhe i punës Klement, thekson, se "është injorim i historisë në protetstat e 14 vjetëve më parë krahason me këto të sotmet. Në ish-RDGJ qytetarët treguan kurajo civile duke iu kundërvënë një regjimi totalitar nëpërmjet marshimeve tradicionale të protestave të së hënës. Ndërsa sot bëhet fjalë për një reformë të domosdoshme në vend për t´i dhënë fund papunësisë." Ligji i ri i emërtuar sipar kryetarit të komisionit që e ka përpiluar atë Hartz, synon që të rifusë në jetën e punës të papunët afatgjatë dhe kushdo që e kundërshton këtë krijon një frymë destruktive në vend, nënvizoi Klement.

Asnjë vend tjetër i industrializuar krahasuar me Gjermaninë nuk shpenzon kaq shumë para për të mbështetur të papunët. Pavarësisht nga gjithë këto shpenzime financiare Gjermania është ndër vendet e fundit dhe më të pasukseshme sa i përket luftës për shmangien e papunësisë. Duke reguar ndaj një situate të tillë ministri Klement krijoi një komision qeveritar nën drejtimin e Peter Hartz, kryetar i kryesisë së koncernit të automobilëve Volksvagen. Pas disa vjet pune komsioni doli me një projektligj, i cili tashmë është miratuar si nga qeveria ashtu edhe nga Bundesrati i kryesuar prej opozitës.


Ligji i ri parashikon shkuritmin e periudhës së asistencës financiare për të papunët nga 32 muaj në 12 muaj. Të papunët pas një viti do të trajtohen nga komunat dhe agjencia federale e punës. Komunat nëpërmjet kësaj agjencie do të kenë edhe personelin përkatës që do të ndërmjetësojë për gjetjen e vendeve të përshtatshme të punës. Të gjithë ata që do të marrin asistencë pas 12 muajsh do të jenë të detyruar të pranojnë cdo lloj pune legale që u ofrohet, në rast të kundërt atyre do t´u ulet kuota e pagesës. Parashikohet gjithashtu që të përmiresohet dukshëm edhe ndërmjetësimi në tregun e punës dhe trajtimi i të papunëve afatgjatë. Një punonjës social në të ardhmen do të jetë përgjegjës për 75 të papunë. Në këtë mënyrë ai do të ketë më shumë kohë në dispozicion dhe mundësi për t´u ndihmuar klientëve të tij që të riaktivizohen në punë.

Kryeministri i landit të Hesenit, i partisë kristjandemokrate në opozitë, Roland Koh, nënvizon, se "jemi të bindur që decentralizimi është një zgjidhje më efikase dhe e shpejtë për të shmangur papunësinë afatgjatë." Një shembull për këtë ofron qarku Main Kinzig në landin e Hesnit. Që në vitet 90 në këtë rajon nisur nga kostot e larta të ndihmës sociale komuna dhe administrata e landit u aktivizuan në politikën e tregut të punës. Sindikatat dhe sipërmarrësit e këtij rajoni vendosën një pakt midis tyre me qëllim ndërmjetësimin në punë sipa snevojave të ekonomisë të të papunëve afatgjatë. Suksesi është i dukshëm, ndërsa në të gjithë Gjermaninë gjatë dhjetë viteve të fundit papunësia ka arritur shifra rekord, në qarkun e Mainz-Kinzig që nga viti 1994 papunësia është ulur nga 11 në 7,1% ndërsa numri i atyre që jetojnë me asistencë sociale është ulur me 15%.

  • Data 06.08.2004
  • Autor Karl Zavadcki
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar61
  • Data 06.08.2004
  • Autor Karl Zavadcki
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar61