Shkup: Samit per Zhvillimin e Evropes Juglindore,merr pjese Kryeministri i Shqipërisë dhe Shefi i UNMIK-ut
10 Mars 2005Reklamë
Sot nisi punimet në Shkup Samiti dy ditor per zhvillim dhe bashkepunim te vendeve te Evropes Juglindore, nen patronazhin e kryetarit te shtetit Branko Cervenkovski dhe te komisarit per zgjerim te Bashkimit Evropian, Oli Ren. Samiti ka per qellim qe ta permiresoje bashkepunimin rajonal ndermjet vendeve te EJL-se, ta perforcoje shkembimin tregtar dhe te krijoje kushte per rritjen e interesit te investitoreve te huaj ne rajon. Te pranishmit do te shkembejne mendime per ndermarrjen e masave adekuate per mbeshtetjen e paqes dhe stabilitetit, funksionimin e demokracise dhe per zhvillim te pershpejtuar ekonomik te rajonit. Eshte njoftuar edhe pjesemarrja e kryeadministratorit te Kosoves, Soren Jesen Petersen, ish-kryetari i Komisionit Evropian, Zhak Santer, koordinatori i Paktit per Stabilitet, Erhard Busek, kryesuesi me Komisionin nderkombetar per Ballkanin Xhuliano Amato dhe anetari i komisionit Karll Billd, zevendesdrejtori i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD) Sju Beret. Ne hapjen e Samitit pjesemarresit i pershendeti kryetari i Maqedonise, Branko Cervenkovski .