SHBA-s bllokojnë planin mbi buxhetin financiar të OKB-së për vitin e ardhshëm | Politika | DW | 04.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

SHBA-s bllokojnë planin mbi buxhetin financiar të OKB-së për vitin e ardhshëm

Gjatë debatit mbi buxhetin e OKB-së për vitin 2006/2007, sekretari i përgjithshëm Kofi Anan, i ktheu mbrapsht kërkesat e qeverisë amerikane

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan

Ambasadori amerikan pranë OKB-së John Bolton ja arriti të nervozojë jo vetëm gazetën "New York Times", senatin amerikan, demokratët dhe shumicën e diplomatëve të OKB-së, por madje edhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, i cili mbahet si njeri i qetë: "OKB-ja nuk funksionon kështu!"

Anan e kishte fjalën tek përpjekjet e Boltonit që t´i bllokojë të gjitha fondet për organizatën e OKB-së, deri sa SHBA-s të mbeten të kënaqura nga reformat e reja. SHBA-s, të cilat paguajnë kuotën më të lartë vjetore për OKB-në, kërkojnë që përpara se të paguajnë kuotën e tyre, sekretari i përgjithshëm të riorganizojë sektorin e tij. Por John Bolton nuk mendon se ky është një kërcënim i hapur nga ana e SHBA-s:

"SHBA-s nuk kanë deklaruar asnjëherë se do ta bllokojnë buxhetin e OKB-së. Ne pamë thjesht një mekanizëm, në të cilin mund të kombinohen të dyja aspektet."

Por Bolton nuk tha se SHBA-s nuk do ta paguajnë kuotën prej 320 milionë dollarësh për kuartalin e parë të vitit 2006, për ta detyruar kështu Kofi Ananin që të kursejë. Por jo kështu, thotë ambasadori britanik pranë OKB-së Sir Emir Jones Parry, i cili flet edhe në emër të Gjermanisë dhe BE-së:

"OKB-ja duhet të funksionojë më datën 1 janar, prandaj kemi nevojë për një buxhet financiar. Sidomos në fillim të vitit mungojnë të ardhura, sepse jo të gjitha shtetet e paguajnë kuotën e tyre që në janar. Pra si mund të thonë SHBA-s se nuk do të paguajnë për tri muajt e parë të vitit?"

Në rast se SHBA-s nuk do të paguajnë, atëherë Kombet e Bashkuara do të përfundojnë disa misione paqëruajtëse në botë dhe do të heqin nga puna shumë bashkëpunëtorë të tyre. Edhe evropianët kërkojnë reformimin e OKB-së, por "jo në kurriz të buxhetit", thotë Parry.

Tani shumicës së shteteve antare të OKB-së i mbetet vetëm shpresa. Evropianët shpresojnë që dëmi të jetë sa më i vogël. Anan shpreson dhe përpiqet që të gjejë një mundësi për të dalë nga kriza. Dhe John Bolton shpreson që të fillojnë sa më parë reformat e reja. Deri më datën 23 dhjetor, sekretari i përgjithshëm Kofi Anan do ta dijë nëse buxheti financiar për vitin 2006 der më 2007 do të qëndrojë, apo nëse arkat e OKB-së do të mbeten të boshatisura.

  • Data 04.12.2005
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs6
  • Data 04.12.2005
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs6