SHBA po shqyrtojnë mundësinë që të përfshihen në misionin evropian në Kosovë
23 Maj 2008OKB-ja do të ketë një rol në Kosovë edhe pas datës
15 qeshor, kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e
Kosovës ndërsa, institucionet do të marrin
përgjegjësitë që u takojnë. UNMIK-u, natyrisht do t’i
nënshtrohet një procesi rikonfigurimi, ndërsa, misioni
civil ndërkombëtar i koduar me emrin EULEX-, do të
shtrijë praninë në të gjithë teritorin e Kosovës.
Kështu ka deklaruar në Prishtinë, zëvëndësndihmësja e
sekretares amerikane të shtetit, Rozemari DiKarlo
(Rosemary Dikarlo), pas disa takimeve që zhvilloi
me udhëheqësit politik kosovar.
“Mendoj se liderët kosovarë e kanë bërë të qartë,
madje edhe në deklaratën e tyre të pavarësisë, se
Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol
në Kosovë, por se çfarë roli do të jetë ky, kjo
çështje është ende duke u diskutuar”, thotë Rozemari
Di Karlo. Diplomatja amerikane ka bërë të ditur se
diskutimet për rikonfigurimin e UNMIK-ut, janë duke u
zhvilluar me një intensitet të lartë. Ndërkohë, sipas
saj, SHBA do të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës,
ndërsa, është duke u shqyrtuar mundësia që edhe SHBA
të përfshihen në misionin e BE-së, EULEX.
Udhëheqësit politik kosovarë nga ana e tyre, shpresojnë
se pas datës 15 qershor, institucionet e vendit do të
marrin të gjitha përgjegësitë që u takojnë, ndërsa,
premtojnë se do të kenë raporte të mira me OKB-në.