1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia në prag të krijimit të qeverisë

Cani, Bahri23 Qershor 2008

Koalicioni pro-evropian ndodhet në prag të krijimit të qeverisë. Pas dështimit të bisedimeve mes socialistëve, radikalëve dhe demokratëve, të dielën (22.06) nisën bisedimet mes demorkatëve dhe socialistëve.

https://p.dw.com/p/EOev
Pamje nga BeogradiFotografi: DW

Socialistët zyrtarisht i shpallën këtë fundjavë të dështuara bisedimet me radikalët dhe demokratët e Koshtunicës dhe filluan bisedimet me koalicionin e presidentit Boris Tadiq. Negociatat e para u zhvilluan në rezidencën e presidentit serb, ku u arrit marrëveshja për parimet kryesore të qeverisë së ardhëshmme. Dy parimet më të rëndësishme janë integrimi i Serbisë në BE dhe vazhdimi i përpjekjeve për kthimin e Kosovës në kuadër të Serbisë. Bisedimet zyrtare filluan të shtunën(21.06), por ananlistët thonë se kontakte joformale kanë filluar prej kohësh, pasi blloku nacionalist ka kundërshtuar miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asocijimit me BE-në, ndërkohë që edhe oferta e radikalëve dhe e Koshtunicës ishte më e dobtë se ajo e Tadiqit. Analistët thonë se Tadiqi i ka ofruar koalicionit të socialistëve dy poste zëvendëskryeministrash, ministrinë e brendëshme dhe disa ministri të tjera.


Lideri i liberalëve Cedomir Jovanoviq e quajti turp vendimin që socialistët të udhëheqin policinë serbe, me argumentimin, se shumë prej tyre janë të përfshirë në kriminalitet. Sipas tij problemi tjetër është edhe bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, që socialistët e kanë kundërshtur deri tani.

Megjithatë, marrëveshja për ndarjen e ministrive në parim është arritur. Janë përcaktuar edhe shumë ministra, por problemi më i madh aktualisht është krijimi i pushtetit lokal në Beograd. Socialistët më parë kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni me radikalët dhe demokratët e Koshtunicës, ndërkohë që koalicioni rreth presidentit Tadiq kërkon prishjen e kësaj marrëveshjeje. Një prej problemeve të tjera që duhet të zgjidhet në negociatat e sotme dhe të kësaj jave është angazhimi rreth Kosovës. Gazetat serbe njoftojnë se socialsitët kanë kërkuar heqjen e Ministrisë për Kosovën dhe kthimin e kompetencave të saj në Qendrën Koordinuese, që cilën më parë e ka hequr Koshtunica.