Serbët festuan 650-vjetorin e vdekjes së mbreti serb Dushani në afërsi të Prizrenit | FOKUS | DW | 26.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Serbët festuan 650-vjetorin e vdekjes së mbreti serb Dushani në afërsi të Prizrenit

Rreth 1000 besimtarë serbë nën masa të mëdha të sigurisë të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut kanë shënaur 650 vjetorin e vdekjes së mbretit serb, Dushani. Edhe patriarku serb Pavle ka shërbyer një meshë në manastirin e Shën Angjelit në afërsi të Prizrenit. Ne ceremoninë kishtare kanë marrë pjesë edhe politikanë te ardhur nga Serbia si kryetari i Qendrës për Koordinim në Kosovë, Nebojsha Qoviq

Patriarku Pavle duke celebruar

Patriarku Pavle duke celebruar

Rreth njëmijë qytetarë serbë kanë festuar sot 650 vjetorin e vdekjes së mbretit Dushan në manastirin e Shën Angjelit në afërsi të Prizrenit. Është hera e parë që nga mbarimi i luftës në Kosovë që një numër kaq i madh serbësh të kremtojnë përvjetorin e mbretit Dushan.

Gjate manifestimit fetar është mbajtur edhe një meshë e drejtuar nga patriarku serb Pavle, i cili ka kujtuar besimtarët serbë se në tokën e Kosovës ruhen eshtrat e shenjtorëve serbë.

Ceremonia ka kaluar pa ndonjë problem dhe nën masa tejet të forta sigurie të pjestarëve të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut të cilët janë kujdesur për rendin gjatë gjithë kohës sa është mbajtur liturgjia fetare. Në ceremoninë kishtare kanë marrë pjesë edhe shumë poltikanë serbë, mes tjerash Nebojsha Qoviq nga qendra për Koordinim të Kosovës. Ai ka shprehur kenaqësinë qe gjithëçka ka kaluar qetë duke e vlerësuar këtë si sinjal të mirë.

“Do të kisha dashur që çdo ditë në Kosovë të ketë ditë të tilla normale ku serbët të kishin një jetë të lirë” ka thënë Qoviq.

Qoviqit i ka bërë shumë përshtypje fakti se ceremonia ka kaluar pa probleme në Prizren duke vënë në pah se kjo e bënte atë optimist, megjithëse ka shtuar se në Kosovë ka edhe shumë punë për plotësimin e standardeve.

“Këto standarde janë kthimi i serbëve në pronën dhe shtëpitë e tyre dhe respektimi i të drejtave elemetare njerëzore” tha ai.

  • Data 26.07.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjY
  • Data 26.07.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjY