Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer viziton Kosovën
23 Qershor 2008Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer, zhvilloi biseda me udhëheqësit politik kosovar dhe ata të pranisë ndërkombëtare civile dhe ushtarake. Takimet u zhvilluan larg pranisë së mediave, mirëpo mësohet se bisedat ishin të fokusara për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë në mënyrë të veçcantë në Veri të vendit. Pikërisht për këtë, Jap de Huup Skefer, vizitoi edhe trupat ushtarake të NATO-os, që gjenden në pjesën veriore të Kosovës dhe të cilat kontrollojnë kufirin me Serbinë.
Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-os, bëhet në kohën kur pritet të fillojë edhe rikonfigurimi i UNMIK-ut edhe pse akoma ka paqartësi rreth ndarjes së përgjegjësive në rrafshin e sigurisë, përkatësisht në fushën e sundimit të ligjit. Aleanca veriatlantike akoma kryen misionin e saj në bazë të rezolutës 1244 të KS-it. Para se të arrijë në Kosovë, numri një i NATO-os, ka thënë se forcat paqerujatëse mbeten të përkushtuara për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt në të gjith teritorin e saj. NATO-ja, tash për tash ka mbi 16 mijë trupa në Kosovë dhe për momentin sipas krerëve ushtarak të KFOR-it në Kosovë, ky numër nuk do të zvogëlohet deri në një vendin tjetër të strukturave politike të aleancës.