1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Schäuble kërkon ndryshime në politikën e integrimit të të huajve

Deutsche Welle20 Dhjetor 2005

Mësimi i gjuhës gjermane do të jetë një nga kushtet kryesore për marrjen e të drejtës së qëndrimit në Gjermani. Gjuha gjermane jo vetëm duhet të mësohet por duhet të flitet edhe në shtëpi

https://p.dw.com/p/Aqrp
Wolfgang Schäuble
Wolfgang SchäubleFotografi: AP



Ministri gjerman i punëve të brendshme, Wolfgang Schäuble konsideron se për momentin nuk ekziston preteksti për ndërrimin e ligjit të emigracionit të miratuar nga ana e qeverisë së mëparshme. Në këtë mënyrë, ai ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të Bavarisëe, Edmund Stoiber. Politikani i CDU-së ka paralajmëruar të hënën se brenda muajve të ardhshëm duhet të analizohen rezultatet e ligjit për emigracionin. Integrimi i emigrantëve, sipas Schäuble nuk duhet të kuptohet si kërcënim, por si shans dhe sfidë.

Integrimi mund të arrihet vetëm nëse ndalet apo kufizohet numri i emigranteve, ka thënë ministri i brendshem gjerman. Çështja e integrimit të të huajve do te jetë një nga detyrat parësore të qeverise aktuale. Sipas një gazete gjermane, ministri i ri i punëve të brendshme i ka shprehur këto qendrime në një katalog prej dhjetë pikesh, ku ai ka folur për ashpërsimin e rregullave, që kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit të të huajve në Gjermani. Në mes tjerash, aty kërkohet t'u hiqet leja e qendrimit atyre te huajve, të cilët nuk tregojne sukses në kurset e mësimit të gjermanishtes. Gjithashtu do te ndalohen aktet e martesave te detyrueshme.

Schäuble ka kërkuar nga të huajt të bëjnë më shumë përpjekje për integrim. Mësimi i gjuhës gjermane eshte çelës per arsimimin e tyre. Duhet të ekzistoje vullneti i fëmijëve dhe i prindërve që gjuhen gjermane t'a mesojne dhe t'a flasin edhe në shtëpi. Emigracioni mund të ketë kuptim në planin afatgjat nëse njerëzit të cilët vijnë në Gjermani ndihen si pjesë e shoqërisë e jo si trup i huaj. Prej atyre që vendosin të jetojnë në Gjermani në presim të integrohen në sistemin tonë të drejtësisë dhe në rendin shoqeror, thekson ministri. Këto pohime ministri i brendshëm i bëri në një simpozium te Fondacionit Bertelsmann, ku ishin të pranishem 130 ekspertë nga 25 vende të Bashkimit Evropian.
Eksperti i partise socialdemokrate per çështjen e emigracionit Dieter ëiefelspütz e kundërshton kërkesen e ministrit të ri të punëve të brendshme që emigranti të betohet në kushtetutën gjermane gjate aktit të ceremonise së marjes së nenshtetësisë gjermane. Në mënyrë të ngjashme është shprehur edhe politikani i liberaleve, Max Stadler.