Samiti i BE-së dhe vendeve fqinjë të Mesdheut në Barcelonë | Evropa | DW | 28.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE-së dhe vendeve fqinjë të Mesdheut në Barcelonë

Debate në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Mesdheut, Euromed, lidhur me hartimin e një deklarate mbi terrorizmin

Logoja e procesit të Barcelonës - BE-ja dhe vendet e Mesdheut

Logoja e procesit të Barcelonës - BE-ja dhe vendet e Mesdheut

Samiti i të ashtuquajturit procesi i Barcelonës, ose Euromed, në jubileun e dhjetëvjetorit u hap me debate të ashpra lidhur me deklaratën mbi luftën kundër terrorizmit. Synohet përpilimi i një kodi të përbashkët për luftën kundër terrorizmit. Por pikësisht kjo temë u bë mollë sherri, sepse sipas diplomatëve disa shtete arabe duan që në marrëveshje të lejohet si legjitime edhe rezistenca kundër një fuqie pushtuese. Ndërsa vendet e BE-së synojnë dënimin e terrorizmit si dukuri. Megjithatë kryeministri britanik Toni Bler në funksionin e presidentit të radhës të këshillit krymeinistror të BE-së, u shpeh optimist për suksesin e samitit të Euromed. Edhe komisionerja për marrëdhëniet me jashtë Benita Ferrero-Valdner, theksoi, se është e bindur që do të arrihet në një marrëveshje. Pritet që në mbyllje të samitit të hënën në mbrëmje të aprovohet deklarata e përbashkët për luftën kundër terrorizmit.

Qëllimi i takimit është që në jubeliun e dhjetë vjetorit të themelimti të kësaj inciative të përcaktohet drejtimi i mëtejshëm për bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ashtuquajturin Euromed. Ky samit zhvillohet në një moment mjaft të rëndësishëm, deklaroi i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme, Havier Solana për televiozionin e DW-së: "Konferenca po i zhvillon punimet në një çast shumë të rëndësishëm. Ndaj duhet të konsolidohen marrëdhëniet mes evropianëve dhe partnerëve në Afrikën e Veriut, sepse ne kemi probleme të përbashkëta."

Krahas terrorizmit në samit do të diskutohet edhe mbi problemin e emigracionit ilegal drejt Evropës. Në një program pesë vjeçar vendet partnere duan të bien dakord, që të kontrollojnë më mirë valën e emigracionit dhe të veprojnë së bashku për të penguar emigracionin ilegal. Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Barrozo theksoi: "Ne do të rikonfirmojmë në një vizion të përbashkët partneritetin e Barcelonës. Ne do të përcaktojmë synime të reja në fushën e politikës, tregtisë, sigurisë dhe emigracionit."

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel,e cila merr pjesë për herë të parë në funksionin e saj si kancelare në një samit të BE-së, për mediet në Gjermani deklaroi: "Nga samiti i BArcelonës duhet që të dalë e qartë, se vendet e BE-së dhe vendet fqinjë të Afrikës së Veriut dhe të Mesdheut janë në varësi të njëri-tjetrit. Ndaj ky partneritet mund të konsolidohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Tema të takimit janë migracioni dhe lufta kundër terrorizmit. Të gjitha këto mund t´i arrijmë me një perspektivë zhvillimi të këtyre vendeve. Por e rëndësishme është që të forcohet partneriteti dhe dialogun në të gjitha fushat midis BE-së dhe vendeve të Mesdheut", theksoi Merkel.

Në samitin e Euromed marrin pjesë 25 vendet antare të BE-së, vendet që presin të antarësohen Bullgraia, Rumania, Kroacia dhe Turqia si dhe Maroku, Alegjeria, Tunizia, si dhe vendet e Lindjes së Mesme. Presidenti palestinez Mahmud Abaz dhe kryeministri turk Taip Erdogan janë të pranishëm. Ndërsa presidenti i Egjiptit, Husni Mubarak, i cili përpara dhjetë vjetësh ishte një ndër themeluesit nuk merr pjesë për shkak të trazirave në Kajro. As presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Buteflika, që ndodhet për një vizitë mjekësore në Paris dhe nuk merr pjesë në këtë samit.

Partneriteti mes BE-së dhe vendeve të Mesdheut i pagëzuar si Euromed u themelua në vitin 1995 në Barcelonë nga 15 shtetet antare që kishte atëherë BE-ja dhe vendet fqinjë që shtrihen në hapësirën jugore të Mesdheut.

  • Data 28.11.2005
  • Autor Vilma-Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCh
  • Data 28.11.2005
  • Autor Vilma-Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCh