Sa të aftë për integrim janë muslimanët e Evropës? | Evropa | DW | 03.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sa të aftë për integrim janë muslimanët e Evropës?

Një studim për "euro-islamizmin"


Sipas një studimi të qëndres për Turqinë në Essen në BE jetojnë nderkohe më shumë se 15 milionë muslimanë. Me shumë se 5 milionë prej tyre në Francë, të pasuar nga 3 milionet në Gjermani dhe në Angli me 1,6 milionë. Në studimin e pergatitur për BE qendra arriti në rezultatin se vetedija e muslimaneve në Evropë është e ndryshme nga vendet e origjinës. Islamizmi në Evropë jetohet nga besimtaret në menyre shumë më liberale, me orientim integrimin dhe në harmoni me ambjentin evropian.
Sipas një studimi të qëndres për Turqinë në Essen në BE jetojnë nderkohe më shumë se 15 milionë muslimanë. Me shumë se 5 milionë prej tyre në Francë, të pasuar nga 3 milionet në Gjermani dhe në Angli me 1,6 milionë. Në studimin e pergatitur për BE qendra arriti në rezultatin se vetedija e muslimaneve në Evropë është e ndryshme nga vendet e origjinës. Islamizmi në Evropë jetohet nga besimtaret në menyre shumë më liberale, me orientim integrimin dhe në harmoni me ambjentin evropian. Drejtuesi i qëndrës për studimet për Turqinë, Faruk Sen, është i bindur se shumica e më shumë se 15 milionë muslimanëve në BE është shumë më e gatshme për integrim, se sa ç´kuptohet në opinion dhe ajo ka bindje liberale fetare. Sen kundershton keshtu frikerat nga perhapja e rrymave radikale tek muslimanët në Evropë.
Bazë për rezultatin e tij është një studim i ri i qëndres në gjashtë vende, Francë, Britaninë e madhe, Hollandë, Spanjë, Austri dhe Gjermani në të cilat jetojnë shumica e muslimaneve të BE. Islamizmi ketu ka karakteristika të tjera në krahasim me vendet muslimane të origjinës, thotë Sen lidhur me rezultatin e studimeve. Islamizmi në Evropë ka sot një karakter specifik evropian. Megjithë deficitet integrimi në një ambjent jo musliman i njohur me termin "euro-islam" është realitet që kur.

"Kjo do të thotë se muslimanet këtu jetojnë sipas normave të shoqërisë industriale. Ata kanë kujdes që demokracia dhe pluralizmi të pranohen plotesisht. Dhe të shkojmë edhe një hap më tutje. Ata kanë një lojalitet të plotë ndaj kushtetutes, ata janë simpatizantë të një islamizmi sekularist dhe refuzojnë sharian. Të gjitha keto cilësi janë karakteristika të një islamizmi të ri."

Në të njëjtën kohë Sen konstaton, se muslimanët në shoqerite perendimore të Evropës u kushtojnë deri diku më rëndësi vlerave islamike, sesa më parë në vendet e tyre të origjinës. Shpjegimi i tij për këtë është se për njerezit ka rëndësi që në integrimin e tyre shoqëror të ruajnë një pjesë të rëndësishme të identitetit. Keshtu gjithnjë e më shumë muslimanë janë për ndertimin e varrezave muslimane, xhamive, apo azileve muslimane në vendin e tyre të ri evropian. Por Faruk Sen konstaton tek muslimanët e Evropës edhe një qëndrim më të shpenguar ndaj traditave islamikle, si psh në muajin e agjerimit Ramazanin.

"Në shoqëritë industriale evropiane nuk agjerojnë aq shumë, thjesht për arsye se shumë muslimanë punojnë me turne apo në konvejer. Të rinjtë muslimanë në Evropë shkojnë gjatë Ramazanit edhe në disko nganjëhere dhe agjerojnë pastaj diten tjeter. Dhe ata janë absolutisht lojalë ndaj kushtetutës dhe nuk respektojnë sharinë. Janë muslimanë sekularistë, të cilët ketu në Evropë nuk duan të jetojnë sipas ligjeve islamike."

Sipas studimit një pjesë e madhe e muslimaneve evropiane, refuzon detyrimin e mbajtjes së shamisë për gruan. Një shumicë e madhe është që vajzat e djemtë të shkojnë bashke në ekskursione dhe në mësimin e notit. Vetem në pranimin e një bashkeshorti jomusliman shumica vazhdojnë të kenë probleme.
Faruk Sen terheq vemendjen edhe tek dallimet brenda islamizmit evropian. Keshtu islamizmi në Gjermani me shumicë turke është shumë më liberal se sa në Francë, ku fytyren e islamizmit e perbejnë të ardhur nga Maroku, Algjeria dhe Tunizia. Turqit janë larguar nga vendi i tyre në një kohë, kur atje sundonin vlera demokratike dhe ndarja e shtetit nga feja perbenin traditë.
"Turqit janë më shumë ithtarë të një islamizmi sekularist, janë të orientuar më shumë te moderniteti. Dhe kuptimin e demokracisë e kanë sjellë nga vendi i tyre. Të gjitha keto vecori verehen tek muslimanët turq."

Për shkak të 15 milionë muslimaneve në Evropë Faruk Sen thotë se por jo muslimanët është e domosdoshme të informohen islamizmin. Sepse ata dinë shumë pak megjithë historinë 40 vjecare të emigracionit. Sqarimi është i domosdoshem, sepse numri i muslimaneve në Evropë do të rritej vitet e ardhshme.

Drejtuesi i qëndrës për studimet për Turqinë, Faruk Sen, është i bindur se shumica e më shumë se 15 milionë muslimanëve në BE është shumë më e gatshme për integrim, se sa ç´kuptohet në opinion dhe ajo ka bindje liberale fetare. Sen kundershton keshtu frikerat nga perhapja e rrymave radikale tek muslimanët në Evropë.
Bazë për rezultatin e tij është një studim i ri i qëndres në gjashtë vende, Francë, Britaninë e madhe, Hollandë, Spanjë, Austri dhe Gjermani në të cilat jetojnë shumica e muslimaneve të BE. Islamizmi ketu ka karakteristika të tjera në krahasim me vendet muslimane të origjinës, thotë Sen lidhur me rezultatin e studimeve. Islamizmi në Evropë ka sot një karakter specifik evropian. Megjithë deficitet integrimi në një ambjent jo musliman i njohur me termin "euro-islam" është realitet që kur.

"Kjo do të thotë se muslimanet këtu jetojnë sipas normave të shoqërisë industriale. Ata kanë kujdes që demokracia dhe pluralizmi të pranohen plotesisht. Dhe të shkojmë edhe një hap më tutje. Ata kanë një lojalitet të plotë ndaj kushtetutes, ata janë simpatizantë të një islamizmi sekularist dhe refuzojnë sharian. Të gjitha keto cilësi janë karakteristika të një islamizmi të ri."

Në të njëjtën kohë Sen konstaton, se muslimanët në shoqerite perendimore të Evropës u kushtojnë deri diku më rëndësi vlerave islamike, sesa më parë në vendet e tyre të origjinës. Shpjegimi i tij për këtë është se për njerezit ka rëndësi që në integrimin e tyre shoqëror të ruajnë një pjesë të rëndësishme të identitetit. Keshtu gjithnjë e më shumë muslimanë janë për ndertimin e varrezave muslimane, xhamive, apo azileve muslimane në vendin e tyre të ri evropian. Por Faruk Sen konstaton tek muslimanët e Evropës edhe një qëndrim më të shpenguar ndaj traditave islamikle, si psh në muajin e agjerimit Ramazanin.

"Në shoqëritë industriale evropiane nuk agjerojnë aq shumë, thjesht për arsye se shumë muslimanë punojnë me turne apo në konvejer. Të rinjtë muslimanë në Evropë shkojnë gjatë Ramazanit edhe në disko nganjëhere dhe agjerojnë pastaj diten tjeter. Dhe ata janë absolutisht lojalë ndaj kushtetutës dhe nuk respektojnë sharinë. Janë muslimanë sekularistë, të cilët ketu në Evropë nuk duan të jetojnë sipas ligjeve islamike."

Sipas studimit një pjesë e madhe e muslimaneve evropiane, refuzon detyrimin e mbajtjes së shamisë për gruan. Një shumicë e madhe është që vajzat e djemtë të shkojnë bashke në ekskursione dhe në mësimin e notit. Vetem në pranimin e një bashkeshorti jomusliman shumica vazhdojnë të kenë probleme.
Faruk Sen terheq vemendjen edhe tek dallimet brenda islamizmit evropian. Keshtu islamizmi në Gjermani me shumicë turke është shumë më liberal se sa në Francë, ku fytyren e islamizmit e perbejnë të ardhur nga Maroku, Algjeria dhe Tunizia. Turqit janë larguar nga vendi i tyre në një kohë, kur atje sundonin vlera demokratike dhe ndarja e shtetit nga feja perbenin traditë.
"Turqit janë më shumë ithtarë të një islamizmi sekularist, janë të orientuar më shumë te moderniteti. Dhe kuptimin e demokracisë e kanë sjellë nga vendi i tyre. Të gjitha keto vecori verehen tek muslimanët turq."

Për shkak të 15 milionë muslimaneve në Evropë Faruk Sen thotë se por jo muslimanët është e domosdoshme të informohen islamizmin. Sepse ata dinë shumë pak megjithë historinë 40 vjecare të emigracionit. Sqarimi është i domosdoshem, sepse numri i muslimaneve në Evropë do të rritej vitet e ardhshme.

  • Data 03.11.2004
  • Autor Vedat Acikgöz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFv
  • Data 03.11.2004
  • Autor Vedat Acikgöz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFv