1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusët propozojnë ngritjen e një sistemi të përbashkët antirakator me amerikanët

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlO

Heiligendam: Qeveria ruse shprehu bindjen e saj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ngrejnë sistemin e tyre antiraketor në Evropë bashkarisht me Rusinë. Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus Vlladimir Putin, Sergej Priçodko tha në Heiligendam se kontaktet e nivelit të lartë dhe ato ndërmjet ekspertëve do të lejojnë në një të ardhme të afërt që kjo iniciativë të kthehet në një projekt të përbashkët. Më parë presidenti Putin i pat ofruar presidentit Bush që të shfrytëzojnë bashkarisht një sistem radarësh në Ajzerbajxhan.