Rritet tregu i biçikletave | Gjermania | DW | 19.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rritet tregu i biçikletave

Gjermanët po e ngasin sivjet biçikletën më shumë se vitin e kaluar kur u zhvillua Kampionati botëror

default

Nuk ka gazra djegieje dhe as ndotje mjedisi, por ulje stresi dhe fiskulturë - gjatë pushimeve shumë gjermanë nuk ulen në makinë, por ndërmarrin udhëtime me biçikletë. Turizmi me biçikletë po i jep hov të ri industrisë së biçikletave. Ja se si duket tregu gjerman i biçikletave.

Sivjet gjermanët do të ngasin më shumë biçikletën dhe do të blejnë më shumë biçikleta. Të paktën kështu shpreson shoqata e industrisë së biçikletave ZIV. Vitin e kaluar kërkesa për biçikleta ra, siç thotë presidenti i ZVI-së Rolf Lemberg.

"Tregu i biçiklatave ndje ndikimin e ngjarjes futbollistike: Kampionat Botëror. Në këtë kohë konsumatori interesohej vetëm për temën e futbollit dhe dyqanet e biçikletave mbetën relativisht të zbrazëta. Në 2006-ën patëm mot relativisht të keq në muajt kryesorë të shitjes së biçikletave dhe në 2006-ën gatishmëria për konsum nuk ishte në masën që do të pasqyronte zhvillimin koniunkturor."

Vetëm rreth 4,5 milionë biçikleta u shitën në 2006-ën në Gjermani. Kjo është një rënie me pothuajse 7 për qind. Por sivjet do të jetë ndryshe. Pa Kampionat Botëror futbolli gjermanët hipin sërish mbi shalën e biçikletës - në të mirë të shëndetit dhe të mjedisit. Zvogëlimi i numrit të të papunëve duhet të rizgjojë dëshirën për blerje. Por jo të gjitha biçikletat shiten në të njëjtën masë, thotë Rolf Lemberg.

"Kemi konstatuar që sektori më i shitur në segmentin e biçikletave është ai Trekking me 30 për qind. Ne besojmë që tendenca është së pari nga biçikleta e rehatshme dhe së dyti nga biçikletat sportive, të stërvitjes dhe të garave."

Megjithatë shumica e biçikletave nuk prodhohen në Gjermani, por para së gjithash në Azi dhe në Evropën Lindore. Rolf Lemberg dallon këtu një prirje, e cila do të vazhdojë vitet e ardhshme.

"55 përqind e biçikletave të shuitura në Gjermani u importuan. Kjo flet për shfaqjen e një zhvillimi mjaft të qëndrueshëm. Importuesi kryesor vazhdon të jetë Taivani, i cili sjell rreth 440.000 biçikleta në Gjermani. Pasojnë Lituania, Polonia, Vietnami dhe vende të tjera."

Por edhe prodhuesit gjermanë të biçikletave sa vjen e orientohen më shumë nga jashtë. Me 27 për qind u rrit eksporti vitin e kaluar. Shumica e biçikletave shkuan në Austri, Francë dhe në Holandë. Në të ardhmen synohet shkelja e tregut evropianolindor.

"Në Gjermani kemi një prodhim biçikletash me vlerë 2 milion e gjysmë me luhatje të lehta dhe vitin e kaluar eksporti ishte 500.000 euro. Do të thotë që 20 përqind e biçikletave të prodhuara u eksportuan. Shpresojmë për vazhdimin e zhvillimit pozitiv. Pra prodhuesit gjermanë përpiqen të stabilizohen në tregjet e huaja."

Sipas presidentit të shoqatës Rolf Lemberg në sajë të rritjes së sektorit të eksportit industria e biçikletave mund të gëzohet sivjet për rritjen e xhiros. Dhe viti ka nisur mbarë. Falë motit të butë dy muajt e kaluar gjermanët kanë blerë më shumë biçikleta sesa në të njëjtën kohë një vit më parë.

  • Data 19.03.2007
  • Autor Patrizia Feicht
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxD
  • Data 19.03.2007
  • Autor Patrizia Feicht
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxD