1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrëmbehet një gjermane në Irak

Gregg Benzow29 Nëntor 2005

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se ka themeluar një ekip, i cili synon zbardhjen e fatit të gruas së zhdukur

https://p.dw.com/p/AqhT
Femra gjermane e rrëmbyer
Femra gjermane e rrëmbyerFotografi: Tagesschau

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar të martën kronikën e Televizionit Publik Gjerman, ARD ku thuhej se një grua gjermane dhe shoferi i saj janë kidnapuar në Irak nga persona të panjohur e të armatosur. ARD poashtu ka njoftuar, se ka siguruar një videokasetë ku kidnapuesit kërcënojnë me vrasje dy personat e rrëmbyer.

Gjermania nuk kishte marrë pjesë në luftën e Irakut, por ka trajnuar policë dhe ushtarë irakianë jashtë Irakut. Ndërkohë është raportuar edhe për dy kanadezë, dy britanikë dhe një amerikan të rrëmbyer.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se ka krijuar një ekip të krizës dhe se është në kontakt me të gjitha zyrat relevante në Irak si dhe me familjet e të zhdukurve. Emrat e gruas gjermane dhe shoferit të saj nuk janë bërë të ditur, por ARD ka raportuar se gruaja 40 vjeçare është një arkeologe e cila ka jetuar në Irak për vite të tëra dhe flet rrjedhshëm arabisht. Ajo është zhdukur që nga e premtja e kaluar. Sipas ARD-së kidnapuesit janë një grup i organizuar ndërsa kidnapimi është bërë për qëllime politike. Ndërkohë përsa i përket ultimatumit, një korrespondent i ARD-së ka njoftuar se kidnapuesit kanë caktuar një afat kohor që nuk është bërë ende i ditur.
Televizioni ARD nuk ka transmetuar videkoasetën, të cilën e posedon por ka shfaqur një fotografi të një personi të gjunjëzuar, që është identifikuar të jetë gruaja e kidnapuar. Shoferi ishte afër saj. Që të dyve u ishin mbyllur sytë dhe u ishin lidhur duart nga prapa. Ndërkohë që persona të armatosur e të maskuar qëndronin afër tyre.

Që nga viti 2003 kur SHBA invaduan Irakun rreth 200 persona janë kidnapuar, por numri i të kidnapuarve shënoi rënie muajve të fundit pasi organizatat e huaja kishin reduktuar stafin e tyre në Irak. Shumë prej të kidnapuarve u ishin prerë kokat nga kidnapuesit. Gruaja e kidnapuar të premten e kaluar është gjermania e parë që
është zhdukur në Irak.