Rivendosje e besimit! | Politika | DW | 16.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Rivendosje e besimit!

Ky është misioni i sekretarit të ri të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon

Ban Ki Monn gjatë takimit me kancelaren Merkel në Berlin

Ban Ki Monn gjatë takimit me kancelaren Merkel në Berlin

Sekretari i ri përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon bëri betimin këtë javë para Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 62 vjeçari, ish-ministër i jashtëm i Koresë së jugut, zëvendëson në 1.janar 2007 sekretarin e deritanishëm, Kofi Anan.

Ban Ki Moon ja doli mbanë që të hyjë në botën multikulturore të 192 shteteve të OKB-së. Në konferencën e shtypit pas betimit të tij, Ban Ki Moon renditi vatrat kryesore të krizës, aktualisht, të cilat do të përbëjnë prioritet në punën e tij. Mbi të gjitha ai thekson misionin e tij për rivendosjen e besimit tek Kombet e Bashkuara:

"Unë kam një mision. dhe ai ka mbishkrimin: rivendosje e besimit, tek Organizata, mes shteteve anëtare dhe sekretariati. Unë shpresoj, që ky të mos jetë një mision i pamundur."

Grupin e tij të punës, Ban Ki Moon do ta paraqesë në fillim të vitit të ardhshëm dhe thekson se për postin e zëvendëses së tij ai dëshiron të angazhojë një grua. Me këtë ai ju doli përpara kritikëve të tij, të cilët e cilësojnë atë si shumë të padëmshëm: "Në vendin tim, gazetarët më kanë cilësuar si një ngjalë të rrëshqitshme", sepse për ta unë isha shumë sharmant dhe ata nuk ja dilnin me sa duket të me kapnin diku. Por sot ju premtoj, se unë mund të qëlloj shumë drejtpërdrejt, kur e do puna."

Ban Ki Monn sërish e sheh vetën në rolin e ndërmjetësuesit, për shembull në marrëdhënien aktualisht të tensionuar mes OKB-së dhe SHBA-ve. Ai do të përpiqet që të punojë në mënyrë konstruktive, tha BAn Ki Mon dhe siguroi se nuk do të jetë në shërbim të asnjë vendi.

Në ceremoninë e betimit e mori fjalën edhe Kofi Anan, sekretari deritanishëm i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ai falënderoi të gjithë punonjësit e tij dhe shtetet anëtare për mbështetjen e tyre: "Unë largohem me bindjen e Kombet e Bashkuara sot bëjnë më shumë se kurrë më parë, dhe së këtë punë e bëjnë më mirë. Por puna jonë edne nuk ka marë fund, dhe ajo kurrë nuk do të këtë një fund"- dha lamtumirën Kofi Anan.

  • Data 16.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnn
  • Data 16.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnn