1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezultatet e bundesligës

4 Prill 2011

Futboll: Në kategorinë e parë gjermane pati në mbyllje të javës së 28-të këto rezultate:

https://p.dw.com/p/10n40
Christoph Daum, Felix Magath dhe Ralf RangnickFotografi: AP/dapd/Montage DW

Volfsburg - Ajntraht i Frankfurtit 1:1 dhe

Këln - Nuremberg 1:0.

Kësisoj Volfsburgu nuk ka bërë përpara në luftën për qëndrim në kategorinë e parë. Trajneri Magath nuk arriti as në ndeshjen e dytë si trajner i "ujqve" të fitonte. Me 28 pikë Volfsburgu zë vendin e 16-të, që i lë atij vetëm mundësinë e një ndeshjeje finale kundër një ekipi të kategorisë së dytë për të ngelur në të parën.

Në comeback-un e tij trajneri i ri i Frankfurtit Daum mori pikën e shpresuar jashtë fushës së vet. Me 32 pikë Frankfurti zë vendin e 13-të. Frankfurti kaloi në epërsi me anë të Meierit në minutën e 59-të. Për Volfsburgun barazoi kroati Mandzukic në minutën e 85-të.

Këlni nga ana tjetër u ngjit në vendin e dhjetë të renditjes. Golin për të e shënoi në sekondën e fundit të kohës shtesë slloveni Novakovic.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama