1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime nga me te ndryshmet per varjen e Sadamit

Rainer Sollich30 Dhjetor 2006

Ekzekutimi i ish diktatorit irakian Saddam Hyseini të shtunën në mëngjes, ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin ndërkombëtar.

https://p.dw.com/p/Aqnb

Ndërkohë që presidenti amerikan Xhorxh Bush foli mbi një hap të rëndësishëm të Irakut në rrugën e tij drejt demokracisë, qarqe gjermane u shprehën në mënyrë të rezervuar mbi varjen e Sadam Hyseinit. Gernot Erler, sekretar i shtetit pranë ministrisë së jashtme gjermane, shpjegoi gjatë një interviste televizive:

"Unë e kuptoj se kjo ishte dëshira e shumicës së irakianëve. Qeveria gjermane ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë dyshim mbi krimet e Sadam Hyseinit. Megjithatë ne jemi kundër dënimit me vdekje, pa rëndësi se ku merret ai."

Edhe zëdhënës të BE-së dhe Këshilli të Evropës theksuan se janë kundër dënimit me vdekje. Komisioneri i BE-së për ndihmën për zhvillim, Lousi Michel, e quajti ekzekutimin e Sadam Hyseinit, një akt "barbar":

"Eshtë shumë mirë që Sadami u arrestua dhe dënua. Por dënimi me vdekje është i papranueshëm për ne dhe vlerat e shoqërisë sonë."

Ndërkohë qeveria britanike u shfaq më e rezervuar me kritikat e saj: Ministrja e jashtme Margaret Beckett theksoi, se Londra është kundër dënimit me vdekje dhe se qeveria britanike ja ka bërë të qartë këtë qëndrim edhe qeverisë irakaine. Por qeveria britanike e respekton vendimin e qeverisë irakiane.

Në reagimin e saj zyrtar, Shtëpia e Bardhë në Uashington e quajti ekzekutimin e Sadam Hyseinit drejtësi, të cilën ai nuk ja dha viktimave të regjimit të tij brutal. Në të njejtën kohë, presidenti amerikan Bush theksoi se ndonëse ky akt ishte një hap i rëndëisishëm për Irakun, ai nuk do të thotë se me të morri fund edhe dhuna në rajon.

Në Iran qeveria u shfaq e kënaqur mbi fundin e ish armikut të luftës: Zëvendësministri i jashtëm iranian Hamid Resa Asifi e quajti ekzekutimin e Sadamit ?një fitore për popullin irakian?. Por ai e kritikoi vënien kaq të shpejtë në zbatim zë denimit dhe spekulloi se kjo ndodhi për shkak të presionit të SHBA-s. Asifi shpjegoi më tej se hetimi i mëtejshëm i invazionit irakian në Iran në vitin 1980 dhe në Kuvajt në vitin 1990 do të nxirrte në dritë edhe ndërhyrjen e amerikanëve dhe dijeninë e tyre në lidhje me krimet e Sadamit.

Ndërkohë Libia, në të cilën para pak kohësh u morr gjithashtu dënimi me vdekje për 6 njerëz, reagoi në mënyrë shumë të ndjeshme: Kryetari Muamer Gadafi deklaroi se në Libi do të mbahen tani 3 ditë zi, sepse me varjen e Sadam Hyseinit, u vra një i burgosur lufte, shkruanin mediat libiane. Ndërkohë flamujt kombëatarë u varën në gjysmështizë dhe të gjitha festimet fetare me rastin e Bajramit, u shtynë për më vonë. Kryetari i shtetit Gadafi e kish cilëasuar të premten procesin gjyqësor kundër Sadamit si ilegal dhe kish kërkuar një proces gjyqësor ndërkombëtar.

Ndërkohë Vatikani reagoi në mënyrë shumë kritike, duke folur mbi një ngjarje tragjike. Zëdhënësi i Vatikanti Federico Lombardi tha në Romë se ekzekutimi i ish diktatorit nuk do të ndihmojë në pajtimin e shoqërisë irakiane apo do tŽi sjellë asaj drejtësi. Vatikani shprehu gjithashtu shqetësimin e tij se tani në Irak mund të rritet sërish dhuna.

Edhe Rusia paralajmëroi për një zhvillim të tillë. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme shpjegoi se qeverisë në Moskë i vjen kqe që kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të mos e vënë në zbatim dënimin me vdekje nuk u dëgjuan.

Ministria e jashtme franceze i bëri thirrje popullit irakian, që të bashkëpunojnë për ripajtimin dhe bashkësinë kombëtare në vend. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, kritikoi se procesi që u krye kundër Sadam Hyseinit ishte plot mangësi të rënda.