Ramush Haradinaj do të vejë në Hagë | Ballkani | DW | 23.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ramush Haradinaj do të vejë në Hagë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me datën 26 udhëton për në Hagë për tu përballur me akuzat e Tribunalit për krime lufte

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i akuzuar nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës për krime lufte udhëton me datën 26 shkurt për në Hagë, ku pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor. Për në Hagë ai udhëton me një aeroplan privat të siguruar nga UNMIK-ut dhe qeveria gjermane.

Ishkryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas disa takimeve që zhvilloi me
udhëheqësit kryesor të institucioneve të Kosovës tha se po shkon në Hagë, për të thënë të vërtetën përpara gjykatës, me besim dhe shpresë se do të triumfojë drejtësia.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, thotë se Ramush Haradinaj ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në proceset që ka kaluar Kosova. Kryeministri Çeku, është i bindur se Ramush Haradinaj, në Hagë do ta dëshmojë pafajësinë e tij.


Edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, thotë se Ramush Haradinaj, ka dhënë një kontribut të madh në qeverisjen e Kosovës dhe koalicionin i cili vazhdon ta qeverisë Kosovën.

Gjatë kohës së luftës Ramush Haradinaj ka qenë njëri nga komandantët e UÇK-së, në Rrafshin e Dukagjinit. Në mars të vitit 2004 ai u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime lufte për periudhën e vitit 98-99 siç thuhej në aktakuzë për vrasje të civilëve shiptarë dhe serbë. Menjëherë po në mars ai udhëtoi vullnetarisht për në Hagë dhe ku qëndroi deri në qeshor të vitit 2004. Më pas gjykata e Hagës vendosi që ta lirojë më kusht, për të vazhduar gjykimin në mars të vitit 2007.

  • Data 23.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYG
  • Data 23.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYG
Reklamë