PYETESORI: Prodhuesi i velave të anijeve Nils Molkentin
26 Prill 2010Emri: Nils Molkentin
Mosha: 26 vjeç
Vendlindja: Malet në ishullin Rügen
Gjendja civile: beqar
Fëmijë? Asnjë
Profesioni: Prodhues velash
Shkolla/Kualifikimi: Kam maturën
Si e nis ditën ? Asgjë e veçantë: Nuk ngrihem heret, në mengjez më duhet një gjysmë ore në banjë, ha diçka dhe pastaj nisem për në punë...
Çfarë është për mua tipike gjermane? Këmbëngulja dhe vullneti
Çfarë është tipike për mua? Më duket se jam i zellshëm – së paku në punë, i përzemërt dhe i komunikueshëm
Ana ime më pozitive është: Stabiliteti dhe besnikëria
Dobësia ime më e madhe: I shtyj gjërat për shumë kohë, derisa t'i kryej.
Çfarë kam dëshirë të bëj më shumë në kohën e lirë? Surfing sipas erës, surfing sipas erës, surfing sipas erës... ;-) - natyrisht më së miri me shokët, të bëj shaka me shokët, Snowboarden, dhe të udhëtoj natyrisht.
Cila është gjella ime e preferuar? P.sh. Burritos, spageti bolonjeze apo carbonara, makaronat (pasta) në përgjithësi, por edhe mishi dhe peshku.
Na e thoni recetën? Unë nuk kam receta të përcaktuara, gatuaj me ato, që më ndodhen në shtëpi, prandaj recetat variojnë.
Çfarë muzike dëgjoj? Të ndryshme: Foo Fighters, Pearl Jam, Jack Johnson, Moby, Gossip, Die Ärzte ....mund të numëroja edhe shumë të tjerë!
Përse do të doja të kisha kohë? Për të bërë udhëtime.
Kur mendoj për të ardhmen atëherë…? Më duhet të them, se nuk mendoj aq shpesh për të ardhmen. Nuk bëj plane të mëdha. Një herë për një herë shijoj lirinë. Pas disa vjetësh do të doja të kisha ndoshta një familje të vogël me gruan e duhur në ishullin tim të vogël
Motoja e jetës sime? Të më pëlqejë ajo, që bëj.