Prishtina pranon shtyrjen e bisedimeve | Ballkani | DW | 08.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtina pranon shtyrjen e bisedimeve

Grupi negociator i Kosovës ka rënë dakord që rifillimi i konsultimeve, Prishtinë-Beograd-bashkësi ndërkombëtare, të mos zhvillohet më 13 shkurt, por të shtyhet për disa ditë nëse kjo pranohet nga komuniteti ndërkombëtar

Prishtina

Prishtina

Autoritetet e Prishtinës duket se janë të gatshme të pranojnë që rifillimi i bisedave Prishtinë Beograd për statusin të shtyhet edhe për disa ditë nëse për këtë bien dakord edhe faktorët kryesorë ndërkombëtar.

Kjo deklaratë e Prishtinës zyrtare bëhet vetëm një ditë pasi presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, kërkoi shtyrjen e bisedave Prishtinë Beograd edhe për disa ditë derisa në Serbi të konstituohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 21 janarit. Megjithatë autoritetet e Prishtinës akoma nuk kanë kërkesë zyrtare për shtyrje të bisedimeve gjë që pritet të ndodhë gjatë ditës së premte kur në Prishtinë do të qëndrojë zëvëndësi i kryenegociatorit ndërkombëtar, në bisedimet për statusin, Albert Rohan.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu: “Është folur por zyrtarisht nuk kemi asgjë, ne kemi shprehur gadishmërinë tonë qe të jemi në Vjenë ashtu siç e ka përcaktuar dinamikën e paraparë nga Ahtisari, do të jemi në kontak më të dhe gadishmëria jonë është që të vazhdojmë. Nëse ndodhë? Mirë do të ishte që të mos ndodhë mund paraarsye nga qasjet e tjera qe janë të vazhdueshme për shtyrjen e procesit. Është shumë më rëndësi që çështjet janë të gatshme, që të shkohet në kete proces të konsultimeve dhe të shpejtohet me
vendime të tjera”, thotë presidenti, Sejdiu.

Sidoqoftë për autoritetet e Prishtinës është me shumë rëndësi që ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari, ka prezantuar planin e tij për të ardhmën e Kosovës dhe ato besojnë në qëndrimin e tij, se plani përfundimtar për Kosovës do të dërgohet në KS-it, në fillim të marsit. Ndryshimi i datave të rifillimit të konsultimeve Prishtinë-Beograd-bashkësi ndërkombëtare, për pak ditë për autoritetet e Prishtinës nuk duket të jetë aq e rëndësishme. E rëndësishme është që të mos ndryshohet substanca e planit të ndërmjetësit Ahtisari që për Prishtinën zyrtare është krijimi i shtetit të Kosovës.

  • Data 08.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYq
  • Data 08.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYq
Reklamë