Politika dhe ekonomia në prag të ndërrimit të motmoteve
31 Dhjetor 2009"Süddeutsche Zeitung" pohon se vendet e zhvilluara industriale dhe ato në ekspansion nuk po sillen mirë ndaj ardhmërisë së tyre.
"Shumë fjalë e pak punë. Një sondazh ka treguar se 70 % e gjermanëve nuk i besojnë politikës dhe ekonomisë. Lakmia e politikanëve për pushtet dhe premtimet e parealizuara kanë bërë që Vitin e Ri 2010 qytetarët e presin me skepticizëm. Pesimizmi është përhapur në mbarë botën. Në qoftë se në dhjetëvjeçarin e ardhshëm nuk ulet niveli i gazrave të dëshëm, sipas prognozave të OKB-së, nga mesi i shekullit do të kemi thyerje të mëdha të sistemeve ekonomike dhe fundin e civilizimit të tanishëm".
"Leipzieger Volszeitung" pohon se asnjë vit tjetër nuk filluar me një paqartësi të madhe si 2010-a.
"Bota gjendet midis krizës së thellë ekonomike, krizës së udhëheqjes politike dhe luftës së papërfunduar kundër terrorizmit. Por shumë gjermanë ende nuk janë prekur nga kriza ekonomike, madje as borxhet e thella të shtetit nuk i prekin shumë. Kjo do t'i prekë më shumë gjeneratat tjera", konstaton kjo gazetë.
Ndërsa "Neue Westfälische" pohon se 2010-a nuk do të jetë aspak e lehtë.
"Do të jetë ky një vit me plot sfida. Por edhe me shanse të reja. Do të shohim se cilat do të shfrytëzojmë."
Autor: Bahri Cani / dpa
Redaktoi: Esat Ahmeti