Pjesa e tretë e raportit për klimën: si mund t´i bëhet ballë ndryshimit të klimës? | Politika | DW | 04.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Pjesa e tretë e raportit për klimën: si mund t´i bëhet ballë ndryshimit të klimës?

Në shkurt me raportin e parë njerëzimit iu deklarua, se efekti serë në atmosferë nuk është ndonjë shpikje e aktivistëve të mjedisit, por një problem real i shkaktuar prej njeriut. Në prill pasoi skenari horrori, raporti, që përshkruante pasojat e rënda në rast se nuk do t´i vihet fre këtij zhvillimi. Ndërsa sot (04.05) u paraqit raporti i tretë për klimën, në të cilin përshkruhen mjetet se si mund t´i bëhet ballë ndryshimit të klimës.

Thatësirë në Gjermani

Thatësirë në Gjermani

Më së voni në vitin 2015 duhet të stabilizohet emetimi i gazrave që shkaktojnë efektin serë në atmosferë, ky është vlerësimi i OKB-së. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të evitohen pasojat e ndryshimit të klimës, theksohet në pjesën e tretë dhe të fundit të raportit për klimën që u publikua pas përfundimit të konferencës së Këshillit Botëror për klimën Bangkok.

Sipas këtij raporti nuk ka nevojë për ndonjë mjet që bën mrekullira për të penguar emisionet e gazrave të efektit serë. ndëkrohë ekzsiton teknika e duhur. Por rëndësi të veçantë në këtë drejtim autorët e raportit i kushtojnë motorrëve dhe centraleve energjetike më efikase. Edhe izolimi i shtëpive mund të ndihmojë që të konsumohet më pak energji, e si rjedhojë të çlirohet më pak dioksid karboni në atmosferë. Një rol kyç në luftën kundër ngrohjes së Tokës mund të luajnë edhe energjitë e rigjenereushme.

Mjaft efikase si për zhvillimin edhe për mbrojtjen e klimës po dëshmohen aktualisht edhe projektet që kanë të bëjnë me shitjen-blerjen e teknologjive të pastra. Ky treg është aktualisht në bum, pasi qëllimi i këtyre projketeve është pakësimi i emisioneve të dioksdit të karbonit. I ashtuquajturi tregu i karbonit ka filluar të funksionojë për herë të parë qysh nga viti 2005 në kuadër të Protokollit të Kiostos për mbrojtjen e klimës. Për këtë treg janë miratuar disa rregulla dhe procedura për shit-blerjen e mallit, që është reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit. Në këtë rast, sihitja si për çdo malli bazohet në kërkesën dhe ofertën. Kërkesa ka të bëjë me nevojën për të plotësuar detyrimet që kanë ndaj Protokollit të Kiotos shtetet që e kanë nënshkruar atë. Permes këtij protokolli OKB-ja u lejon vendeve nënshkruese, që krahas masave që marrin brenda territoreve të tyre për aplikimin e teknologjive të pastra, këtë ato mund të bëjnë edhe jashtë territorit të tyre duke u kushtuar më lirë kur është fjala për vende në zhvillim.


  • Data 04.05.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmJ
  • Data 04.05.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmJ